Shqipëria fitoi me rezultatin 4-2 miqësoren ndaj Jordanisë, e cila u zhvillua në stadiumin “Air Albania”. Ishin miqtë ata që kaluan në avantazh në minutën e 27-të, me anë të me anë të Nizar Al-Rashdan.
Jordanezi përfitoi nga një gabim në mbrojtjen shqiptare dhe dërgoi topin në rrjetë. Baraspesha erdhi në minutën e 43-të, kur Nedim Bajrami dërgoi një top në zonë dhe u devijua nga mbrojtësi jordanez, duke shkaktuar autogol.
Me fillimin e pjesës së dytë, kuqezinjtë ishin më kërkues, teksa Armando Broja gjeti golin në minutën e 64-ët. Në minutën e 75-të, Arbër Hoxha realizoi një eurogol nga zona e 16-shes.
Goli i katërt erdhi nga Nedim Bajrami në të 79-en, me asist të Armando Broja. Në fund, realizuan jordanezët golin e dytë të tyre.