Ministrja për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali në fjalën e saj të mbajtur gjatë takimit të zhvilluar me shqiptarët në Athinë, falënderoi qytetarët shqiptarë për mikpritjen madhështore.
Gjatë fjalimit para mbështetësve të shumtë stadiumit në Athinë, ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali, tha se shqiptarët dhe grekët kanë ndarë bukën.
Në fjalën e saj, Elisa Spiropali kujtoi kohën kur shqiptarët shkuan në Greqi në fillimet e demokracisë dhe u pritën sic tha ajo nga “grekët zemërgjerë”.
Ministrja tha se koha për shqiptarët dhe Shqipërinë ka ndryshuar. “Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë”, tha Spiropali.
Spiropali: Sa herë vë këmbën në Greqi më vjen në mendje kur perdja e hekurt e komunizmit ra. Papritur kuptuam se ishim të varfër dhe të pa ngrenë, ishim të vetëm në një botë të madhe. Atëherë Greqia, fqinji ynë shekullor u shfaq pas asaj perde që rusej si toka e parë. Krah grekësh fisnik e zemërgjerë ndanë me ne bukë e kripë.
Fërkime dhe keqkuptime, mëri të vjetra në kufirin dikur të heshtur mes dy vendeve nisën të riluajnë si në një pllakë gramafoni kërcitje të forta.
Sot ajo pllakë gramafoni vazhdon të rrotullohet, por kërcitjet e gjilpërës se gramafonit nuk i kalojnë dot korridoret e politikes së ditës.
Sa shumë ka ndryshuar koha e shqiptarëve dhe Shqipërisë. Ju e keni bërë Shqipërinë më të madhe dhe më të fortë.