Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja e Jashtme gjermane me propozime për zgjerimin e BE-së

2023/11/02 at 1:25 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Franca dhe Gjermania kritika Izraelit: Megjithëse kanë të drejtë për vetëmbrojtje, ata duhet të mbrojnë edhe civilët

Ministrja e Jashtme e Gjermanisë, Annalena Baerbock do të mbajë sot një fjalim programatik për afrimin e BE me kandidatët e BE. Në konferencë marrin pjesë ministra të Jashtëm të BE dhe nga shtetet në proces anëtarësimi.

Qeveria gjermane parashtron sot përfytyrimet e saj për zgjerimin dhe reformimin e BE në situatën aktuale. Në një konferencë pune në Berlin, ministrja e Jashtme gjermane Annalena Baerbock do të shprehet për hapjen e Bashkimit Evropian në fusha të caktuara për shtetet kandidate, edhe para anëtarësimit.

Gjashtë shtete të BP, Shqipëria, Bosnjë-Hercegovina, Kosova, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Serbia mund të jenë përfitues të këtij afrimi gradual.

Gjermania për afrimin gradual edhe para anëtarësimit të kandidatëve

Gjermania mbështet afrimin gradual edhe para anëtarësimit të shteteve kandidate në BE me strukturat e BE, si p.sh. në Këshillat e Ministrave të BE, bën të ditur ndër të tjera Süddeutsche Zeitung.

Berlini dëshiron që të hapen më parë për kandidatët e BE programe të BE, si kërkimi shkencor, roaming për telefoninë celulare ose procedurat e thjeshtuara të vizave. Në përgjithësi kjo do të vlejë për fushat ku janë mbyllur me sukses kapituj negociatash anëtarësimi me Komisionin Evropian.

Për Gjermaninë, kjo nuk nënkupton shkurtim të rrugës për anëtarësim në BE. Në kuadër të reformës së BE, Gjermania do të kërkojë që pagesa e fondeve të BE në të ardhmen të orientohet më fort në respektimin e parimeve demokratike dhe të shtetit ligjor. Për këtë do të thjeshtohen procedurat e vënies para përgjegjësisë së shkelësve.

Ide të ngjashme paraqiti në samitin BE- Ballkan Perëndimor në Tiranë kryetarja gjermane e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Në fakt në Bruksel, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë, po shqyrtohet në grupe pune afrimi para anëtarësimit i kandidatëve me fusha të BE.

Kancelari gjerman, Olaf Scholz ka ritheksuar interesin gjeopolitik të BE dhe të Gjermanisë për hapa konkretë në afrimin me kandidatët, veçanërisht me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Gjermania përcakton tonin para mbledhjes së Këshillit Evropian

Me konferencën e sotme në Berlin, në të cilën marrin pjesë ministrat e Jashtëm të BE bashkë me homologët nga 10 shtete kandidate, Gjermania përcakton tonin para mbledhjes së Këshillit Evropian. Në fund të nëntorit, shefat e shteteve dhe të qeverive të BE do të vendosin njëzëri për hapat e mëtejshëm. Para këtij hapi, në 8 nëntor Komisioni Evropian do të paraqesë një raport për zgjerimin me anëtarë të rinj. Pritet që KE të japë një rekomandim për nisjen e negociatave të anëtarësimit me Ukrainën dhe Moldavinë.

Burime nga ministria e Jashtme gjermane bëjnë të ditur se takimi i sotëm është organizuar në disa pjesë. Pas fjalimit programatik të ministres së Jashtme Baerbock, pason një referat ekspertësh dhe një diskutim.

Më tej, ministrat e Jashtëm do të diskutojnë në mënyrë të thelluar jo publikisht në grupe pune për aspektet e zgjerimit. Në një panel të posaçëm, ministrja e Shtetit për Evropën dhe Klimën, Anna Lührmann do të diskutojë për tema konkrete të reformës së BE./DW

Ju sugjerojmë

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
Bota

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

3 Korrik, 2025 10:33 pm
Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
-U tha në Opinion

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

3 Korrik, 2025 10:14 pm
Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
Kryesore

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

3 Korrik, 2025 10:00 pm
Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
-U tha në Opinion

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

3 Korrik, 2025 9:44 pm
‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh
Aktualitet

‘Merrte’ pension nga varri, i vdekuri çregjistrohet pas 6 vjetësh

3 Korrik, 2025 9:33 pm
“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet
Aktualitet

“Po më doli emri në televizion, s’jemi më shokë”,qytetari s’merr paratë për 61 delet

3 Korrik, 2025 9:20 pm
Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…
Aktualitet

Fundi i karrierës parlamentare për disa politikanë/Korreshi:Do më marrë malli për…

3 Korrik, 2025 9:11 pm
Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…
Aktualitet

Tabaku: Shqipëria ka nevojë për ligj serioz për investimet e huaja, jo për…

3 Korrik, 2025 9:00 pm
Po transportonte 17 emigrantë nga vendet e treta, arrestohet 25-vjeçari
Aktualitet

Durrës/ Plagoset me armë zjarri një 30-vjeçar

3 Korrik, 2025 8:58 pm
Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit
Rajoni

Osmani vazhdon konsultimet për zhbllokimin e Kuvendit

3 Korrik, 2025 8:06 pm
Para
Berisha: Personi që shtyu Salianjin në Kuvend ishte i armatosur

Berisha: Personi që shtyu Salianjin në Kuvend ishte i armatosur

“SKAP-i është në parlament”, Berisha: Një reagim mbarëpopullor do jetë finalizimi i kësaj përpjekje

Bardhi: Kallëzim penal për Nikollën,  futi punonjës të Gardës të armatosur në Kuvend

Bardhi: Kallëzim penal për Nikollën, futi punonjës të Gardës të armatosur në Kuvend

TE FUNDIT

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat

Kongresi miraton projektligjin e Trumpit për shpenzimet dhe taksat
3 Korrik, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka arritur të enjten një fitore të madhe politike, pasi Kongresi e...

Lexo më shumë

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!

Mikpritja shqiptare, Fevziu ndan episodin me të bijën: S’më kishte ndodhur kurrë!
3 Korrik, 2025

Për shqiptarët, mikpritja ka qenë gjithnjë zakon për të respektuar këdo që troket. Por një ngjarje e pakëndshme duket se...

Lexo më shumë

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…

Çfarë ndodhi me “Bankers Petroleum”? Gazetarja Daci: 110 mln euro janë taksat e…
3 Korrik, 2025

Në emisionin “Opinion”, në Tv Klan, gazetarja Glidona Daci, ka sqaruar se çfarë ka ndodhur me kompaninë “Bankers Petroleum Albania”,...

Lexo më shumë

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…

Babai abuzoi me vajzën e mitur, Daci në Opinion:Pritet akt-ekspertimi i detajuar…
3 Korrik, 2025

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik dy ditë më parë, ku një vajzë 12 vjeçe ka rënë pre e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com