Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministrja Balluku sqaron aplikimin për riatdhesimin

2020/04/16 at 12:08 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Ministrja Balluku sqaron aplikimin për riatdhesimin

Ministrja e Infrastukturës dhe Transportit, Belinda Balluku, ka sqaruar sot procedurën e aplikimit për ata qytetarë të cilët kërkojnë të kthehen në Shqipëri por që deri tani e kanë patur të pamundur.


Ajo tha se aplikimi bëhet përmes faqes airalbania.com.al në rubrikën Riatdhesime.

Qytetarët që do të kthehen do t’i nënshtrohen një karantine 14 ditore në hotel. Ministrja tha se kosto e hotelit do të ndahet mes shtetit dhe individit, ku i pari do të paguajë 14 euro për akomodimin ndërsa qytetari 7 euro për ushqimin.

Fluturimet e para nisin këtë të shtunë nga Roma dhe më pas do të zgjerohen në Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër. Udhëtimi nga Roma do të kushtojë 100 euro tha Balluku ndërsa nga destinacionet e tjera do të variojë nga distanca që do të fluturojnë avionët.

Deklarata e plotë:

Të nderuar bashkatdhetarë përshëndetje!

Pas pak sistemi online, i cili do t’Ju japë mundësinë të rezervoni riatdhesimin tuaj, do të jetë i gatshëm për t’u aksesuar.

Vizitoni faqen Airalbania.com.al dhe më pas rubrikën Riatdhesime. Klikoni në linkun e hoteleve, të cilat janë transformuar në struktura karantinuese Covid 19.

Lexoni me kujdes formularin e kushteve të karantinimit dhe vetëm pasi të shtypni butonin PRANOJ, do të mund të zgjidhmi dhomën tuaj të qëndrimit 14 ditor.

Do të ndalem këtu për t’ju qartësuar çështjen e pagesës, për të cilën ka pasur shumë komente ditët e fundit.

Kosto ditore e qëndrimit tuaj në karantinë është vlerësuar 21 euro personi në ditë, nga të cilat 14 euro, janë akomodim dhe fjetje që do të mbulohen nga Qeveria Shqiptare, ndërsa kosto ushqimore ditore prej 7 euro, do të mbulohet nga vetë personi.

Pasi të kryeni pagesën elektronike prej 98 eurosh, sistemi do të prodhojë vërtetimin e rezervimit tuaj, në të cilin do të gjeni një kod unik, që do t’ju shërbejë për rezervimin e biletës.

Kthehuni në faqen Airalbania dhe me kodin unik që morët nga vërtetimi i akomodimit në karantinë, procedoni me rezervimin e biletës së avionit.

Pasi të keni përfunduar të gjithë procesin e rezervimeve do të jeni të gatshëm për të udhëtuar, sigurisht nëse dokumentacioni juaj identifikues është i vlefshëm dhe i plotë.

Të nderuar bashkëqytetarë!

Këshillohuni me ambasadat shqiptare në vendet ku ndodheni, për probleme të dokumentacionin identifikues.

Airalbania, e cila nis fluturimet këtë të shtunë drejt Romës, do të fluturojë gjithashtu në Milano, Bari, Frankfurt, Paris dhe Londër.

Sigurisht, ne do të vlerësojmë kërkesën tuaj për destinacione të tjera, por ju lutem mos harroni se sot përballemi me vështirësinë e një lufte të paprecedentë, ndaj dhe përpjekjet tona për të aksesuar çdo destinacion, hasin vështirësi të konsiderueshme.

Destinacionet, që sapo njoftova, janë pika kyçe, që ju japin mundësi dhe qytetarëve të tjerë, që ndodhen në Europë, Amerikë, Kanada e gjetke për t’i aksesuar.

Detajet e sakta për çdo fluturim do t’ju bëhen me dije nga Air Albania.

Çmimi i biletës së avionit varion sipas numrit të miljeve të fluturimit dhe aeroportit ku Air Albania do të ulet, por ju sigurojmë se Air Albania do të aplikojë çmime minimale thjesht për të mbuluar një pjesë të kostove të këtyre fluturimeve. Bileta nga Roma në Tiranë kushton 100 Euro.

Dua të theksoj se procesi i Riatdhesimit për ne është një operacion delikat, nga i cili varet siguria shëndetësore e të gjithë shtetasve shqiptarë, të cilët kanë sakrifikuar prej më shumë se 5 javësh duke respektuar rregullat dhe masat e marra për parandalimin e përhapjes së Covid 19, ndaj do të jemi të rreptë dhe nuk do të tolerojmë asnjë dalje nga protokolli i vendosur nga Instituti i Shëndetit Publik dhe Ministria e Shëndetësisë.

Për çdo informacion shtesë, apo paqartësi që keni, Ju lutem drejtohuni në faqet zyrtare dhe përdorni numrat e telefonit të vendosura në dispozicion nga Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë.

Jam e bindur se falë bashkëpunimin tuaj edhe ky operacion kompleks, do të realizohet me sukses, duke hedhur një tjetër hap të rëndësishëm në luftën tonë të përbashkët kundër armikut të padukshëm, dinak dhe të rrezikshëm.

Ju falënderoj dhe ju uroj një udhëtim të mbarë! /Opinion.al



Ju sugjerojmë

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
Bota

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

29 Dhjetor, 2025 4:35 pm
Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
Sport

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

29 Dhjetor, 2025 4:34 pm
Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
Aktualitet

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

29 Dhjetor, 2025 4:04 pm
Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
Kronikë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

29 Dhjetor, 2025 4:00 pm
Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë
Bota

Turqi/Përplasje me armë mes policisë dhe xhihadistët e ISIS-it, 3 efekivë të vrarë

29 Dhjetor, 2025 3:35 pm
Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat
Rajoni

Korrupsioni dhe vonesat në subvencione, fermerët grekë përshkallëzojnë protestat

29 Dhjetor, 2025 3:32 pm
Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë
Kryesore

Berisha uron Kurtin: Zgjedhjet në Kosovë, një sukses frymëzues për Shqipërinë

29 Dhjetor, 2025 3:29 pm
Rama: Në Shqipëri është problem liria e shpifjes
Aktualitet

Rama reagon për mungesën e ujit në Vlorë: Plasi më në fund syri i keq

29 Dhjetor, 2025 3:24 pm
Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare
Bota

Peskov: Rusia pajtohet me vlerësimin e Trump, bisedimet në fazën përfundimtare

29 Dhjetor, 2025 2:54 pm
Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot
Kryesore

Foltorja e opozitës, policia tregon rrugët që do bllokohen sot

29 Dhjetor, 2025 2:29 pm
Para
Për çfarë projekti në Uruguaj u përballën Zogu I dhe Karoli II i Rumanisë?

Për çfarë projekti në Uruguaj u përballën Zogu I dhe Karoli II i Rumanisë?

Rusia nuk ndalet, “luftë” me Amerikën edhe në hapësirë

Rusia nuk ndalet, "luftë" me Amerikën edhe në hapësirë

Rama – deputetëve: Mos u bëni agjentë të COVID por votoni Kodin

Rama - deputetëve: Mos u bëni agjentë të COVID por votoni Kodin
















TE FUNDIT

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s

Inteligjenca estoneze: Rusia nuk po planifikon aktualisht sulm ndaj NATO-s
29 Dhjetor, 2025

Shefi i inteligjencës së jashtme të Estonisë, Kaupo Rosin tha se aktualisht nuk ka asnjë tregues se Rusia synon të...

Lexo më shumë

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve

Aksidentohet në Nigeri Anthony Joshua, dy të vdekur nga përplasja e mjeteve
29 Dhjetor, 2025

Boksieri britanik i peshave të rënda Anthony Joshua ka mbetur i plagosur në një aksident me makinë në Nigeri, teksa...

Lexo më shumë

Lëvizje në kupolën e Policisë së Shtetit, shkarkohet nga detyra…

Rikthehet policimi vullnetar, qeveria miraton vendimin
29 Dhjetor, 2025

Ditën e sotme në strukturën e Policisë së Shtetit ka pasur disa ndryshime, shkarkime nga detyra dhe emërime të reja....

Lexo më shumë

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona

Aksident në rrugën Korçë-Ersekë, plagosen dy persona
29 Dhjetor, 2025

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë-Ersekë në afërsi të fshatit Kamenicë. Sipas të dhënave paraprake, mësohet se një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com