Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministria-Bashës: Testimet janë dyfishuar, bonusi jepet prej 7 muajsh

2020/09/29 at 3:21 PM
në Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Koronavirusi, sot zgjerohet harta e zonave të gjelbra

Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastarliu, i është përgjigjur kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha, duke e ftuar që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi disa fakte, që sipas Manastarliut hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë.


Shpërblimi për heronjtë e bluzave të bardha është dhënë prej 7 muajsh, testimet janë dyfishuar, Shqipëria është ndër vendet me më pak mjekë të prekur, sqaron Ministria teksa ironizon Bashën për premtimet e dhëna, duke thënë se ato i ngjajnë “premtimit për tramvajin e Tiranës”.

Postimi i plotë:

Ftoj Kryetarin e Partisë Demokratike, që ashtu siç e pranoi se pandemia që ka prekur mbarë botën nuk ka ardhur prej qeverisë, të reflektojë edhe mbi këto fakte të thjeshta, që hedhin dritë mbi menaxhimin që qeveria shqiptare i ka bërë pandemisë:

? Prej muajit korrik, numri i testimeve është dyfishuar dhe do të vijojë të rritet bazuar në strategjinë tonë për kufizimin e përhapjes së virusit, të hartuar nga ekspertët e Komitetit Teknik në zbatim të rekomandimeve të OBSH. Mbi këtë Strategji bazuar në nevojat reale ekipet e shëndetësisë në terren, testojnë, gjurmojnë dhe izolojnë cdo rast të dyshuar, duke berë të mundur që mbi 80% e rasteve të izolohen brenda 48 orëve.

? Ka një arsye përse Shqipëria ka sot përqindjen më të ulët të mjekëve dhe infermierëve, që janë infektuar, për shkak të Covid19. Nëse do të pyesë stafet mjekësore që shërbimin ua ofrojnë qytetarëve tek koka e krevatit, dhe jo nëpërmjet dritares së Facebook-ut, me siguri do të mësonte se Shqipëria është ndër të paktët vende të rajonit ku mjetet e mbrojtjes personale për stafet mjekësore nuk kanë munguar për as edhe një sekondë, që kur u shfaqën rastet e para të infeksionit në Shqipëri.

? Shifrat zyrtare të pandemisë nuk mund të ngatërrohen me të njëjtën lehtësi si veprimet e thjeshta aritmetikore. Grafikët që ndihmojnë për interpretimin e këtyre shifrave, duhet të lexohen ashtu siç janë dhe jo të përmbysur. Shifrat reale, ato që mjekët e strukturave drejtuese të partisë së Z. Basha nuk ia thonë, e nxjerrin Shqipërinë në një pozicion më të mirë – aspak më të keq – se sa shumë vende të rajonit, në këtë luftë që ende nuk ka përfunduar dhe bilanci i së cilës, bëhet vetëm në fund.

? Bonusi prej 1000 Euro për mjekët, infermierët, epidemiologët dhe 500 Euro për sanitarët, shoferët e autoambulancave, është realitet prej shtatë muajsh dhe do të zgjasë deri ditën e fundit të kësaj pandemie.

? E fundit, sa për pagat e mjekëve, ata janë shumë të kthjellët për të bërë dallimin mes një rritjeje prej 40% që po bëhet realitet, dhe premtimeve, të cilave po t’u besosh sot, është njësoj si të shohësh shinat e hekurta të tramvajit nëpër rrugët e Tiranës.

Etiketa: Bashamanastirliutirane


Ju sugjerojmë

Kryesore

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026 2:20 pm
Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
Aktualitet

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

7 Shkurt, 2026 1:53 pm
Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
Aktualitet

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

7 Shkurt, 2026 12:40 pm
Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
Aktualitet

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

7 Shkurt, 2026 12:22 pm
Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër
Kronikë

Tentoi të grabiste postën nën kërcënimin e thikës, pranga 24-vjeçarit në Shkodër

7 Shkurt, 2026 9:35 am
Sauditët mbështesin Trump: Nuk e kundërshtojmë sulmin ndaj Iranit
Bota

SHBA: Trump preferon diplomacinë me Iranin, por nuk përjashton opsionet ushtarake

7 Shkurt, 2026 9:12 am
Parashikimi i motit për sot, 9 korrik 2025
Kryesore

Parashikimi i motit, 7 shkurt 2026

7 Shkurt, 2026 9:08 am
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

7 Shkurt, 2026 9:07 am
“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët
Aktualitet

“Kushtetuesja” nuk mori dot vendim për Ballukun, ja si votuan 8 gjyqtarët

6 Shkurt, 2026 11:18 pm
Moti i keq, zonat më problematike nga reshjet në vend
Aktualitet

Vendimi/ Gjykata Kushtetuese lë në fuqi pezullimin e Belinda Ballukut

6 Shkurt, 2026 11:12 pm
Para
Merkel kërkon masa më të ashpra kundër COVID-19

Merkel kërkon masa më të ashpra kundër COVID-19

Wadephul-partive politike: Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik

Wadephul-partive politike: Kthejuni konsensusit në Këshillin Politik

Mbrojtja kërkon lirimin e Haradinajt nga paraburgimi në Hagë

Mbrojtja kërkon lirimin e Haradinajt nga paraburgimi në Hagë
















TE FUNDIT

Dashnor Sula Kryeinspektor, Berisha: Patericë e Ramës

7 Shkurt, 2026

Në një komunikim me qytetarët online, kreu I PD Sali Berisha është pyetur edhe për emërimin e ish-deputetit demokrat Dashnor...

Lexo më shumë

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian

Balluku e pezulluar, Rama të hënën me presidentin e Këshillit Europian
7 Shkurt, 2026

Ndërsa në Tiranë Gjykata Kushtetuese ka pezulluar nga detyra zëvendësen e tij, të hënën Kryeministri Rama do të jetë në...

Lexo më shumë

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq

Kushtetuesja/ Berisha: Rama detyroi kancelaritë e Europës t’i nxjerrin karton të kuq
7 Shkurt, 2026

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë këtë të shtunë në një një komunikim online me qytetarët, ku ka...

Lexo më shumë

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat

Gjendet pas 29 ditësh kërkime trupi i të riut në lumin Mat
7 Shkurt, 2026

Është gjetur pas 29 ditësh kërkime, trupi i pajetë i 30 vjeçarit Jurgen Karaj, nga fshati Fullqet i Klosit. I...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com