Në fakt bëhet fjalë për karrigen që u thye sot gjatë seancës plenare. Ministri i brendshëm ra nga karrigia pa u dëmtuar dhe situata kaloi me të qeshura dhe batuta nga të gjithë deputetët në sallë. Por për të qënë prezent,Saimir Tahiri për t’u ulur mori karrigen e kolegut të tij,ministrit të shëndetsisë. Për shkak të përmasave fizike,karrigia e Ilir Beqjes ka qenë e madhe për ministrin e brendshëm. Edhe pse ngarkesa e punës që ka ky i fundit është relativisht shumë e lartë. Koleget kanë shkëmbyer sot karriget në parlament,tësigurt që dhe për ca kohë karriget e ministrit do të mbeten të pandryshuar përderisa Edi Rama duket i kënaqur nga puna e ministrave të tij.