Aktualitet

Ministri serb i përgjigjet Ramës: Duhet të kërkosh ti ndjesë


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 23:07 - 06/10/20 |
Opi Nion

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama deklaroi se Ministria e Punëve të Jashtme ka thirrur ambasadorin serb në Tiranë për t’i përcjellë Serbisë një notë verbale proteste, pas deklaratave të ministrit të Mbrojtjes së Serbisë, Aleksandar Vulin për fyerjet kundër shqiptarëve.

Pas kësaj notës verbale të Shqipërisë, ka reaguar përsëri ministri serb të Mbrojtjes, Aleksandar Vulin. Ai thotë se kryeministri i Shqipërisë thirri ambasadorin për notën e protestës pasi ngeli pa argumente.

Vulin thotë se krijimi i Shqipërisë së Madhe në Ballkan do të ishte një katastrofë dhe se kjo është arsyeja pse ai do të vijojë të luftojë kundër Ramës.

Kur ai mbeti pa argumente i bëri thirrje Ministrisë së Punëve të Jashtme për ndihmë. Asgjë e re, ishte kështu gjatë gjithë historisë deri në agresionin e NATO-s, dikush gjithmonë është duke thirrur për ndihmë dhe kundër serbëve. Le të kërkojë falje Edi Rama për “Shtëpinë e Verdhë”, le të kërkojë falje për mbështetjen e vrasësve nga UÇK-ja. Për vendin e Esad Pashë Toptanit, ka pak katastrofa më të mëdha se Rama, por kjo është çështje e Shqipërisë, dhe katastrofa që një “Shqipëri e Madhe” do të bënte në Ballkan është fatkeqësia e të gjithë neve që jetojmë në Ballkan, dhe kjo është arsyeja pse unë do të luftoj kundër tij” tha Vulin.

Ministri serb pak ditë më parë komentoi deklaratën e kryeministrit Edi Rama në konferencën e përbashkët të zhvilluar me kryeministrin e Kosovës, Avdullah Hoti, pas mbledhjes së dy qeverive, asaj të Kosovës dhe Shqipërisë.

Kryeministri shqiptar tha në konferencë që Porti i Durrësit do të jetë “de facto” port i Kosovës. Ministri Vulin, pas kësaj deklarate kishte thënë se që Rama po punon për krijimin e “Shqipërisë së Madhe”. Ministri serb fyeu shqiptarët duke iu referuar me termin ofendues “shiptarima” duke sjellë më pas reagimin e Tiranës dhe Prishtinës./ Opinion.al

Pas