Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Jashtëm prezanton nismën e re, 30 studentëve nga Presheva do t’u jepen bursa dhe akomodim falas në Shqipëri 

2024/03/07 at 11:25 AM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Ministri i Jashtëm prezanton nismën e re, 30 studentëve nga Presheva do t’u jepen bursa dhe akomodim falas në Shqipëri 

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, në një konferencë të përbashkët me kryetarin e Këshillit Kombëtar Shqiptar të Luginës së Preshevës, Nevzad Lutfiu, prezantoi një nismë në fushën e arsimit univeristar. 

Nga kjo nismë do të përfitojnë bursa studimi studentë nga Lugina e Preshevës. 

“Konkretisht, duke filluar nga viti akademik 2024 – 2025, 30 studentë, vajza dhe djem nga Lugina e Preshevës do të kenë çdo vit mundësinë të kryejnë studimet universitare në Shqipëri, duke përfituar bursa studimi dhe akomodimin falas përgjatë gjithë periudhës së studimit. 

Jo vetëm kaq, por duke ndjekur modelin që ka propozuar Bashkia e Gjirokastrës dhe Universiteti i Gjirokastrës, e cila e ka nisur projektin që në tetor të vitit të kaluar, studentëve mund t’ju ofrohen edhe mundësi punësimi në Shqipëri gjatë muajve të verës. 

Kjo ditë, shënon një tjetër moment të rëndësishëm të mbështetjes për arsimin e bashkëkombësve tanë në Luginën e Preshevës nga ana e Shqipërisë, pas kontributit të dhënë nga Bashkia e Tiranës me fonde e donacione për rikonstruksionin e shkollave dhe palestrave sportive për nxënësit shqiptarë, në komunat e Preshevës dhe Bujanocit. 

Angazhimi i Qeverisë Shqiptare për të mbështetur qytetarët shqiptarë të Luginës së Preshevës nuk mbaron këtu. Ky angazhim nuk përfshin vetëm Ministrinë për Evropën dhe Punët e Jashtme apo vetëm universitetet e bashkitë, sepse këtu bëhet fjalë për një vullnet të qartë e të shprehur të qeverisë shqiptare, të Kryeministrit Edi Rama, për të mbështetur në çdo fushë e përmes sa më shumë nisma konkrete për vëllezërit e motrat tona në Preshevë. 

Kështu, Shërbimi ynë i Jashtëm ka bërë një punë të mirë për të dakordësuar bashkëpunimin mes Unionit të Afaristëve Shqiptarë dhe Fondit Humanitar të Luginës së Preshevës me Dhomat e Tregtisë e Industrisë së Tiranës dhe Këshillin Kombëtar të Agro-bujqësisë. 

Ndërkohë, janë duke u shqyrtuar me shumë prioritet, mënyrat sesi mund të ofrohet për Luginën, mbështetje për specializime në fushën e mjekësisë dhe të zhvillimit të praktikave mjekësore pranë spitaleve shtetërore apo private në Shqipëri por mundësitë e bashkëpunimit në fushën e kulturës dhe medias”,-tha Hasani. 

Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
I njohur si “Baroni i drogës”, Gëzim Çela do të ekstradohet sot nga Kosova

I njohur si “Baroni i drogës”, Gëzim Çela do të ekstradohet sot nga Kosova

Krime me Range Rover? Si po vidhen makinat luksoze në Tiranë

Krime me Range Rover? Si po vidhen makinat luksoze në Tiranë

Prokuroria e Specializuar kryen operacione në Kosovë 

Prokuroria e Specializuar kryen operacione në Kosovë 

TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com