Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Financave në Kongres: Po diskutojmë një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti

2023/12/08 at 3:19 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Ministri i Financave në Kongres: Po diskutojmë një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti

Ministri i Financave, Ervin Mete gjatë Kongresit të PS ka deklaruar se është në diskutim një paketë tjetër mbështetje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti.


Ai theksoi se ndodhemi në një moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike që duhet ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë.

“Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët, Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë”, tha Mete.

Më tej, ministri i Financave u shpreh se: “Një lajm shumë i mirë është plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të akordohen nga BE afro 6 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish të buta për të gjithë rajonin, për të mbështetur avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit, me synimin që në vitin 2030 të arrihet konvergjenca ekonomike me BE dhe të arrihet që e njëjta mbështetje për frymë që u jepet qytetarëve të BE të mund tu jepet edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria evropiane 2030 është ajo për të cilën ne angazhohemi dhe punojmë!”

Fjala e plotë

Ekonomia shqiptare ndodhet sot në një moment të mirë dhe praktikisht hyjmë në një fazë të re zhvillimi! Synimi është që këtë moment të mirë ekonomik, reflektuar edhe në buxhetin e vitit të ardhshëm, ta përkthejmë në mirëqenie të shtuar për qytetarët.

Vitin e ardhshëm presim të kemi më shumë sesa dyfishim të GDP-së në raport me 10 vjet më parë, gjë që përkthehet në më shumë të ardhura për frymë, më shumë mundësi zhvillimi dhe mundësi më të mira për punësim cilësor.

Në të njëjtën kohë, buxheti i vitit të ardhshëm, këtë rritje ekonomike e përkthen në investime publike, si ato që u prezantuan këtu, në financim të reformave të rëndësishme, siç është Reforma në Drejtësi, për të cilën dyfishohet buxheti në raport me vitin 2016 kur filloi kjo reformë, duke e çuar financimin për sektorin e drejtësisë në mbi 260 milionë euro vitin e ardhshëm, ashtu siç financohet arsimi, shëndetësia, mbrojtja, që arrin për herë të parë në 2% të PBB, po ashtu dhe pushteti vendor për të cilin dyfishohet buxheti në raport me momentin e nisjes së reformës administrativo-territoriale.

E bëjmë këtë duke arritur në të njëjtën kohë të ulim borxhin publik nën 60%, pas afro 13 vjetësh, çka rrit aftësinë tonë për akses në tregje financiare dhe financim të mëtejshëm të reformave.Siç e dini, së fundmi dolëm nga lista gri dhe kemi marrë vlerësime pozitive nga Fondi Monetar Ndërkombëtar, nga Banka Botërore dhe nga agjenci vlerësimi prestigjioze, si Standard and Poor’s, që jo vetëm ndikojnë në reputacionin dhe imazhin e vendit, por përmirësojnë klimën e biznesit dhe lehtësojnë edhe transaksionet financiare dhe bankare.

Kemi një moment të mirë ekonomik që po përkthehet dhe synojmë të përkthehet edhe më shumë në punësim. Aktualisht, kemi një nga shkallët më të ulëta historike të papunësisë dhe po shohim rritje të punësimit.Vitin tjetër do të avancojmë në mënyrë domethënëse me reformën e rritjes së pagave, duke arritur që prej mesit të vitit 2024, pra duke arritur para kohe, objektivin e një page mesatare 900 euro në sektorin publik. Kosto totale e kësaj reforme do të jetë afro 400 milionë euro dhe presim që kjo reformë domethënëse të jetë shtysë edhe për pagat e sektorit privat.

Theksoj se ne nuk e konsiderojmë këtë si pikëmbërritje, apo destinacioni final, por si një stacion, nga i cili duam të avancojmë më tej, për të pasur një nga pagat më konkurruese në rajon.Në të njëjtën kohë, kemi indeksuar pensionet në një total prej 250 milionë euro vitet e fundit dhe sapo kemi dhënë bonusin e dytë të brenda këtij viti për pensionistët. Jemi në diskutim për një paketë tjetër mbështetjeje për shtresat vulnerabël brenda këtij viti, ashtu siç jemi të angazhuar në një diskutim të thelluar si mes nesh ashtu edhe me partnerët, Bankën Botërore dhe FMN për një reformë të pensioneve dhe të shtyllave të mbrojtjes sociale në tërësi sepse kemi detyrimin që këtë moment të mirë zhvillimi dhe rritjeje ekonomike ta përkthejmë edhe në mbështetje për këto shtresa në nevojë.

Kemi pasur një sezon të jashtëzakonshëm turistik, që, megjithëse nuk e thotë Mirela, po e them unë, pritet të arrijë mbi 10 milionë turistë deri në fund të vitit dhe gjej rast edhe ta komplimentoj ministren dhe që krahas përmirësimit të imazhit të vendit, po përkthehet edhe në investime të shtuara direkte, ku vetëm për 6 muajt e parë të vitit investimet e huaja direkte ishin afro 700 milionë euro dhe pritshmëritë janë që edhe fundi i vitit të reflektojë një shifër të lartë historike.

Gjithashtu, një lajm shumë i mirë është plani i rritjes së Bashkimit Europian për Ballkanin Perëndimor, ku pritet të akordohen nga BE afro 6 miliardë euro në formë grantesh dhe kredish të buta për të gjithë rajonin, për të mbështetur avancimin e reformave dhe përshpejtimin e integrimit, me synimin që në vitin 2030 të arrihet konvergjenca ekonomike me BE dhe të arrihet që e njëjta mbështetje për frymë që u jepet qytetarëve të BE të mund tu jepet edhe qytetarëve të Ballkanit Perëndimor.

Shqipëria evropiane 2030 është ajo për të cilën ne angazhohemi dhe punojmë!

 



Ju sugjerojmë

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
Aktualitet

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

2 Dhjetor, 2025 9:43 am
Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
Kronikë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

2 Dhjetor, 2025 9:30 am
Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
Kronikë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

2 Dhjetor, 2025 9:23 am
Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
Bota

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

2 Dhjetor, 2025 9:08 am
Horoskopi, 12 prill 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 02 dhjetor 2025

2 Dhjetor, 2025 7:36 am
Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!
-U tha në Opinion

Avokati: GJKKO i ka tejkaluar kompetencat e saj me pezullimin e Ballukut!

1 Dhjetor, 2025 11:15 pm
Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan
-U tha në Opinion

Makina në emër të viktimës,gazetari:Gabimi që mund të zbulojë atentatorët në Elbasan

1 Dhjetor, 2025 10:48 pm
Lartësoi fitoren e Luftës II Botërore, Putin zbut tonet me Perëndimin
Bota

Putin-ushtrisë: Të përgatitemi për të vazhduar luftimet në Ukrainë edhe gjatë dimrit

1 Dhjetor, 2025 10:22 pm
Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool
Politikë

Foltorja e PD, Balla e ironizon: Sot më pak krushq që kanë konsumuar alkool

1 Dhjetor, 2025 10:06 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

“Shëndeti i tij, i shkëlqyer”, rezultatet e rezonancës magnetike të Trump

1 Dhjetor, 2025 9:40 pm
Para
Balla: Mbi ligjin dhe qytetarët s’do ketë më të fortë. Bashkë me katranin me bojë ka marrë fund…

Balla: Mbi ligjin dhe qytetarët s’do ketë më të fortë. Bashkë me katranin me bojë ka marrë fund…

Kongresi i PS, Veliaj: Vlera e pronës në 10 vitet e fundit në Tiranë është rritur me 250-300%.

Kongresi i PS, Veliaj: Vlera e pronës në 10 vitet e fundit në Tiranë është rritur me 250-300%.

KE miraton paketën e zgjerimit, raport progresi përfshin edhe Shqipërinë e Kosovën 

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve 
















TE FUNDIT

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO

Veliaj lë qelinë, paraqitet në seancën paraprake në GJKKO
2 Dhjetor, 2025

Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka lënë sot përkohësisht qelitë e paraburgimit të Durrësit. Veliaj është shoqëruar drejt ambienteve të...

Lexo më shumë

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit

Vrasja e biznesmenit, arrestohet ish-ortaku i tij në biznes dhe roja e karburantit
2 Dhjetor, 2025

Dy persona janë arrestuar për vrasjen e biznesmenit Edmond Hyka alias Mondi Mëhalla mbrëmjen e së dielës në Elbasan. Në pranga është...

Lexo më shumë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë

Përfshihen në aksident tre automjete në Korçë
2 Dhjetor, 2025

Tre automjete u përfshinë sot në një aksident në Unazën Veriore të qytetit të Korçës, i cili për fat të...

Lexo më shumë

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë

Protesta e fermerëve, bllokohet për 5 orë aksi Kakavijë–Janinë
2 Dhjetor, 2025

Policia Kufitare Kakavijë njofton se autoritetet greke kanë informuar, përmes qendrës së përbashkët të shkëmbimit të informacionit, se sot nga...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com