Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Kongresi i PS, Veliaj: Vlera e pronës në 10 vitet e fundit në Tiranë është rritur me 250-300%.

2023/12/08 at 3:58 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Kongresi i PS, Veliaj: Vlera e pronës në 10 vitet e fundit në Tiranë është rritur me 250-300%.

Kryebashkiaku i Tiranës,  Erion Veliaj, gjatë fjalës së mbajtur në Kongresin e Partisë Socialiste, tha se Tirana është sot modeli i suksesshëm i qytetit, si agjent zhvillimi ekonomik.


Sipas Veliajt, vlera e pronave në Shqipëri është rritur në 10 vitet e fundit, ndërsa theksoi se agjencitë imobiliare në Tiranë raportojnë se vlera e pronës ka shkuar deri në 250-300%.

“Më vjen mirë që, sot Tirana është Qyteti Europian i Sportit, vjet ishte Kryeqyteti Europian i Rinisë, vitin tjetër do jetë Presidenca e B40 e në vitin 2025 jemi finalist për të qenë Kryeqyteti Mesdhetar i Kulturës. Unë besoj fort se edhe këto tituj, që shumë njerëz mund t’i shohin në mënyrë cinike si këngë e valle, në thelb janë një faktor ekonomik që prodhojnë aktivitet: sepse punojnë hotelet, restorantet e gjithë mekanizmat e tjerë, ku konsumohet para e ku ngelet një e mirë publike.

Sot Bashkia e Tiranës është bashki që 85% të buxhetit e ngre vetë. Pra, nga një bashki tipike, që më shumë kërkonte lëmoshë e rrinte te dera e Kryeministrit e ministrit të Financave, sot kemi mbërritur në një situatë ku, patjetër kemi nevojë për ndihmën e qeverisë, por 85% e të ardhurave janë nga Bashkia e Tiranës,” u shpreh Veliaj.

Ai tha se për të arritur këtu është punuar në mënyrë që, çdo investim i kryer të prodhojë edhe ekonomi për të ardhmen.

“Jo vetëm çdo titull, çdo aktivitet, por edhe çdo investim duhet të paguajë veten. Ne e kemi kompensuar të gjithë shpenzimin për Sheshin Skënderbej vetëm nga parkingu i Sheshit Skënderbej. Po ashtu, kemi kompensuar të gjithë shpenzimin për Sheshin Italia vetëm nga parkingu, pra duke futur një element ekonomik, i cili gjeneron të ardhura.

E njëjta gjë me vetëfinancimin që kanë disa hapësira të zonave, siç është Kalaja e Tiranës, Pazari, ku praktikisht ne vjelim taksa, por taksat i rikthejmë në një shoqatë që quhet një distrikt i promovimit të turizmit, që ata pastaj të gjenerojnë aktivitete dhe të shikojnë në mënyrë të drejtpërdrejtë që Bashkia iu përgjigjet qoftë dhe me kontributin mbrapsht të taksave të tyre për të lulëzuar disa zona që ishin zona të vdekura,” theksoi kreu i Bashkisë.

Sot falë këtyre nismave, vijoi Veliaj, agjencitë imobilare në Tiranë raportojnë që vlera e pronës në 10 vitet e fundit është rritur me 250-300%. “Siç ju dhashë një statistikë për burimet e Bashkisë, për rritjen e vlerës së pronës, po jap edhe një statistikë nga Universiteti i Harvardit. Kur bëmë një skaner të Tiranës në vitin 2015, 25% e ekonomisë së Tiranës prodhonte këpucë, 25% ishin tekstile.

Në skanerin që bëmë përpara zgjedhjeve, 25% e ekonomisë së Tiranës sot është turizmi dhe 25% punët nga Teknologjia e Informacionit, një transformim i jashtëzakonshëm. Ndaj duam të vazhdojmë me këtë ritëm, duam që çdo investim të ketë duk ekonomik, të prodhojë punësim me rroga të mira dhe të prodhojë të ardhura për Bashkinë e Tiranës,” shtoi ai.

Në fund, Veliaj tha se Tirana është bashkia e parë që është licencuar nga qeveria për të qenë operator i një Zone të Lirë Ekonomike, TEDA-s në Kashar, ku janë ofruar kompani të mëdha mes të cilave edhe kompani që prodhojnë makina elektrike.

Edhe ministri Pushtetit Vendor, Arbjan Mazniku, gjatë fjalës së tij në të njëjtin panel, deklaroi se synimi i përgjithshëm është që Shqipëria të ketë bashki të forta, ndërsa tha se vetëm Partia Socialiste ka treguar se mund t’ia dalë ta realizojë këtë objektiv. “Synimi i përgjithshëm i agjendës 2030 është që ne të kemi bashki të forta që i dali zot territorit të tyre dhe që kthehen në agjent të zhvillimit ekonomik të tyre dhe vetëm PS mund ta realizojë këtë gjë,” nënvizoi ai.



Ju sugjerojmë

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
Sport

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

19 Qershor, 2026 8:35 pm
Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
Aktualitet

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

19 Qershor, 2026 8:19 pm
Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
Bota

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

19 Qershor, 2026 7:41 pm
Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
Bota

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

19 Qershor, 2026 6:36 pm
Shefi i NATO-s, Mark Rutte: Evropa e ka marrë mesazhin nga Trump
Aktualitet

NATO: Shqipëria nuk e plotësoi 2 % e Prodhimit të Brendshëm Bruto

19 Qershor, 2026 6:22 pm
Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit
Sport

Algjeria ankohet te FIFA për mosndëshkim me karton të kuq të Lionel Messit

19 Qershor, 2026 5:02 pm
Trump: Irani rrëzoi helikopterin Apache, duhet përgjigje ndaj sulmit
Bota

Trump: Pa mua Izraeli nuk do ekzistonte

19 Qershor, 2026 4:02 pm
Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror
Sport

Zbardhet e vetmja rrugë se si mund të ndeshen Messi dhe Ronaldo në Botëror

19 Qershor, 2026 3:47 pm
Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël
Politikë

Protestuesit te selia e PD, Berisha: Provokacion i vogël

19 Qershor, 2026 3:09 pm
Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura
Kronikë

Tragjedi në plazhin e Tales, mbyten dy vajza të mitura

19 Qershor, 2026 3:02 pm
Para
KE miraton paketën e zgjerimit, raport progresi përfshin edhe Shqipërinë e Kosovën 

BE-ja fut dy komandantë të Hamasit në listën e terroristëve 

Putin zgjedh vendin e parë në NATO që do vizitojë që nga nisja e luftës në Ukrainë

Putin njofton se do të kandidojë për një mandat tjetër presidencial

Kongresi i PS/ Dhuka: Shqipëria mbylli me sukses fazën e parë të negociatave me BE

Kongresi i PS/ Dhuka: Shqipëria mbylli me sukses fazën e parë të negociatave me BE
















TE FUNDIT

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos

“Luftë civile” te Portugalia, askush nuk i pason Ronaldos
19 Qershor, 2026

Barazimi 1-1 i Portugalisë ndaj Republikës Demokratike të Kongos në Kupën e Botës ka nxitur debate të forta dhe akuza...

Lexo më shumë

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata

Dita e 20-të e protestës në Tiranë: Nesër vjen mërgata
19 Qershor, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot në Sheshin Skënderbej, në ditën e 20-të të protestës së tyre në kryeqytet. Pas grumbullimit...

Lexo më shumë

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit

Izraeli dhe Hezbollahu arrijnë marrëveshjen e armëpushimit
19 Qershor, 2026

Izraeli dhe Hezbollahu kanë rënë dakord për një armëpushim, i cili ka hyrë në fuqi në orën 16:00 sipas orës...

Lexo më shumë

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…

Irani kushtëzon bisedimet me SHBA-në: Nëse nuk ka armëpushim te plotë në Liban…
19 Qershor, 2026

Irani nuk do të rifillojë bisedimet me Shtetet e Bashkuara pa u vendosur një armëpushim gjithëpërfshirës në Liban, sipas një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}