Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili: Ka dy gjërat më të rëndësishme se koalicioni me PS

2017/03/18 at 5:58 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Intervista/ Petrit Vasili: Ja si funksionon skema lehtësuese për fermerët

Ministri i Drejtësisë Petrit Vasili ka dhënë një intervistë për RTSH, ku ndër të tjera ka folur për reformën në drejtësi, atë zgjedhore si dhe për koalicionin qeverisës. Vasili tha se koalicioni me PS përballet me problematika, por kjo nuk ka shumë rëndësi, pasi më tepër është e rëndësishme të ecë përpara reforma në drejtësi dhe ajo zgjedhore. Ndërkohë sa i përket kërkesës së opozitës për qeveri teknike, ministri Vasili tha se LSI nuk mbështet qëndrime ekstremale që imponojnë zgjidhje të tilla.


Z.Vasili, në fazën ku ndodhet, sa është e kompromentuar dhe sa ka humbur nga vetja Vetting-u?

Unë nuk bëj vlerësime të karakterit moral, humbje apo fitim për Vetingun. Vetingu është një proces, i cili ka filluar me mjaft vullnet politik, të cilin ne po e shprehim shumë qartë edhe me vendimet e njëpasnjëshme në Parlament. Po krijojmë të gjitha premisat e mundshme që ky proces të eci para dhe të mos ndalet në asnjë rast, pasi është një proces i rëndësishëm për Reformën në Drejtësi në tërësi dhe është një nga elementët delikatë të kësaj reforme.

Vasili, jeni përpjekur të shprehni pamjaftueshmërinë e kompetencave të Ministrisë së Drejtësisë? Ku mungojnë këto kompetenca?

Jo, nuk kam shprehur pamjaftueshmërinë, por në rastin e miratimit të ligjit të veçantë për Ministrinë e Drejtësisë, i cili u shqyrtua para pak ditësh në Komisionin e Ligjeve të Kuvendit të Shqipërisë, kam shprehur disa përmirësime, të cilat duhet t’i bëheshin ligjit për ta bërë më funksional, jo vetëm ligjin, por edhe për të rritur efektivitetin e Ministrisë së Drejtësisë. Dhe rast më të mirë se sa momenti kur ligji i drejtësisë për Ministrinë e Drejtësisë do të miratohej, nuk kishte për ta bërë këtë gjë. Dhe përgjithësisht kam vënë re që është gjetur një mirëkuptim edhe me Komisionin e Ligjeve për t’i reflektuar jo thjesht dhe vetëm për Ministrinë e Drejtësisë në vetvete, por në të mirë të atij komunikimi të përditshëm që qytetarët kanë me Ministrinë e Drejtësisë dhe në mënyrë që ajo të jetë sa më e dobishme për ta dhe asgjë më shumë se sa kaq. Sigurisht edhe për raportet që ajo ka me mjaft çështje të tjera, të cilat ajo i mbulon dhe për të cilat kërkon një qartësim në ligj për të evituar edhe boshllëqet, edhe keqkuptimet.

Lëvizja Socialiste për Integrim mbetet ende optimiste se Vetingu do të zbatohet edhe me konsensusin e opozitës?

Ligji që kemi miratuar në Kuvendin e Shqipërisë, por në mënyrë të veçantë ndryshimet kushtetuese, sigurisht kërkojnë një bashkëpjesëmarrje të opozitës, pasi ju e dini që ligji flet qartë që komisionet përkatëse janë të përbërë në mënyrë të barabartë me përfaqësues të mazhorancës dhe opozitës dhe natyrshëm kjo kërkon edhe bashkëpunimin e opozitës. Nëse do të flasim politikisht, ky proces e kërkon konsensualitetin, pasi këto komisione nuk do kishin mundësi të funksiononin për arsye të mospasjes së një mazhorance të asnjërit krah. Dhe sigurisht që edhe fryma me të cilën u miratua Kushtetuta ishte pikërisht ky konsensualitet. Procesi i Vetting-ut në tërësinë e tij është i ndërtuar mbi këtë logjikë.

A qëndrojnë amendimet e kërkuara nga opozita për Vettingu-n?

Nuk jam njohur me amendime përkatëse për Vetingun. Ju e dini që Vetting-u është ankimuar nga Partia Demokratike në Gjykatën Kushtetuese. Tashmë ka një vendim të kësaj Gjykate dhe s’na mbetet gjë tjetër veçse të ecim me zbatimin e këtij ligji, pasi edhe procesi ankimor është shteruar dhe nuk ka asnjë rrugë tjetër besoj përveçse zbatimi të legjislacionit që kemi në fuqi.

Qeveria teknike është e vetmja rrugë për opozitën për t’ju bashkuar në proceset konsensuale. A ka ndonjë rrugë tjetër?

Nuk kam qenë mbështetës në asnjë rast, as unë dhe as Lëvizja Socialiste për Integrim, i qëndrimeve ekstremale apo qëndrimeve që imponojnë zgjidhje të tilla. Besoj që ulja në tavolinë, dialogu, i cili është shumë i domosdoshëm edhe për Reformën në Drejtësi, edhe për arsyet që unë reshtova më lart, të cilat janë ligjore në lidhje me Vettingu-n, kërkojnë patjetër një bashkëpunim mazhorancë – opozitë për t’i hapur rrugë kësaj Reforme në Drejtësi, e cila është e bashkëpranuar nga të gjithë faktorët politikë. Dhe natyrshëm, çdo lloj kërkesë e karakterit maksimalist – ultimativ e vështirëson dialogun, vështirëson edhe arritjen e gjetjes së një zgjidhjeje. Pra, në të gjitha rastet, besoj që tavolina politike, pa tabu, e cila diskuton gjerësisht për çdo gjë dhe eksploron të gjitha llojet e zgjidhjeve, është rruga më e mirë. LSI i ka bërë vazhdimisht shërbim pikërisht jo konfliktualitetit, por gjetjes së zgjidhjeve.

Vasili, tashmë me postin e ri si ministër i Drejtësisë nuk ju kemi parë të uleni aty ku ulet kabineti qeveritar, por në vendin e Grupit Parlamentar të LSI-së. Përse?

Unë jam pjesë e Grupit Parlamentar të LSI-së dhe ky është një detaj krejtësisht i parëndësishëm për mua. Detyrimi im është që si deputet i Kuvendit të Shqipërisë të votoj në mënyrë të përgjegjshme dhe së bashku me Grupin Parlamentar të LSI-së, nismat që paraqiten. Se cili është vendi se ku vendoset kartoni në sallë, për mua është i parëndësishëm.

Koalicioni dhe zgjedhjet e 18 Qershorit ?

Ne jemi në një koalicion me Partinë Socialiste, kjo është e qartë. Është një koalicion, i cili përballet me problematika, edhe të qeverisjes, por edhe problematika të tjera politike. Ndërsa, përsa i takon mënyrës se si do të garohet, përpara se të shkojmë tek një përgjigje e tillë, që për mua nuk është më e rëndësishmja, më e rëndësishmja është të përfundojmë Reformën Zgjedhore, të përgatisim një Reformë Zgjedhore për t’i dhënë fund zgjedhjeve të kontestuara dhe të papranuara dhe njëkohësisht të vëmë në lëvizje, të eci përpara Reforma në Drejtësi. Këto janë dy çështje madhore, të cilat janë ato që janë në axhendën themelore të politikës shqiptare. Dhe detyrimisht, këto janë ato të cilave duhet t’u japim përgjigje.

Etiketa: koalicioniLSIministri i drejteisePetrit Vasilips


Ju sugjerojmë

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Kontrolle ndërtimeve dhe..
Aktualitet

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Kontrolle ndërtimeve dhe..

24 Korrik, 2025 1:00 pm
Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari
Aktualitet

Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

24 Korrik, 2025 12:51 pm
Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve
Aktualitet

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve

24 Korrik, 2025 12:43 pm
Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin
Aktualitet

Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

24 Korrik, 2025 12:28 pm
Zjarret në vend, 9 vatra aktive
Aktualitet

Situata me zjarret/MM: Gjatë 24 orëve u raportuan 34 vatra, 8 ende aktive

24 Korrik, 2025 12:20 pm
Analiza: Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë
Rajoni

Analiza: Spiunazhi sfidon sigurinë në Kosovë

24 Korrik, 2025 12:18 pm
Krujë/ Kultivonin bimë narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret, 2 në pranga
Aktualitet

Krujë/ Kultivonin bimë narkotike në fshatrat Krastë dhe Brret, 2 në pranga

24 Korrik, 2025 12:14 pm
Situatë alarmante në malin e Sevasterit në Vlorë, pritet ndërhyrja nga ajri
Aktualitet

Situatë alarmante në malin e Sevasterit në Vlorë, pritet ndërhyrja nga ajri

24 Korrik, 2025 12:06 pm
Tiranë/ Parkuan në mënyrë të gabuar duke penguar lëvizjen, procedohen 24 persona
Aktualitet

Tiranë/ Parkuan në mënyrë të gabuar duke penguar lëvizjen, procedohen 24 persona

24 Korrik, 2025 12:00 pm
Qarkullonte me municion luftarak në automjet, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë
Aktualitet

Qarkullonte me municion luftarak në automjet, arrestohet 44-vjeçari në Vlorë

24 Korrik, 2025 11:55 am
Para
Zoti Ministër, gruaja që u flak dje nga ballkoni kishte Urdhër Mbrojtje

Shkarkimi i 4 ministrave/ Majlinda Bregu: Rama e bëri për ti treguar Metës se qeveris edhe pa të

Vetting për filmat e komunizmit apo për pionerët politikanë të Shokut Enver?!

Reagon Valbona Duka: A është gati Fatmir Xhafa të përballet me drejtësinë? 

Fitore e vështirë e Realit, kalon Barcelonën

Fitore e vështirë e Realit, kalon Barcelonën
















TE FUNDIT

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Kontrolle ndërtimeve dhe..

Rama prezanton Kryeinspektoriatin Digjital të Territorit: Kontrolle ndërtimeve dhe..
24 Korrik, 2025

Kryeministri Rama përmes një postimi në rrjetet sociale ka prezantuar siç e quan ai një tjetër inovacion të qeverisjes, Kryeinspektoriatin...

Lexo më shumë

Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari

Dogji një sipërfaqe me bimësi në malin e Finiqit, procedohet penalisht 59-vjeçari
24 Korrik, 2025

Policia e Finiqit ka nisur procedimin penal ndaj një 59-vjeçari, pasi ndezi zjarr dhe dogji një sipërfaqe me bimësi në...

Lexo më shumë

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale me pagesë të miturat, pranga 2 të rinjve
24 Korrik, 2025

Shfrytëzonin për marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës, 2 shtetase të mitura të moshës 16 dhe 14 vjeçe, arrestohen nga policia dy...

Lexo më shumë

Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin

Vrau vëllain e kunatën, prokuroria kërkon burg përjetë për Arsen Muskurtin
24 Korrik, 2025

Prokuroria e Tiranës ka kërkuar këtë të enjte burg përjetë për Arsen Muskurtit, i akuzuar për vrasje të dyfishtë, ngjarje...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com