Thomas de Maiziere, ministër i Brendshëm i Gjermanisë, ka paralajmëruar sot se Gjermania është e rrezikuar nga radikalët islamë. Sipas Maziere, 500 prej militantëve islamikë kanë zgjedhur Gjermaninë si shtëpinë e tyre, të cilët janë në gjendje që të kryejnë sulme vetë apo nëpërmjet anëtarëve të tjerë të grupeve terroriste.
Duke folur në një intervistë për gazetën Bild, de Maiziere ka thënë se momentalisht në vend gjenden të paktën 250 sulmues të mundshëm.
Ai shtoi se edhe 360 të tjerë janë të njohur për policinë gjermane për shkak të afërsisë së tyre me sulmuesit e mundshëm.
“Grupet politike terroriste futen në mënyrë të fshehtë në Evropë dhe i përgatisin sulmet pa u vërejtur, siç e kemi parë në sulmet e Parisit dhe Brukselit,” tha ai.
“Por, është më e vështirë t’i zbulosh terroristët që veprojnë të vetëm. Për fat të keq, ekziston një rrezik real dhe prezent nga të dy kërcënimet,” tha Thomas De Maizerie.