Ministri gjerman i Shëndetësisë, Jens Spahn, ka deklaruar se mutacioni i COVID-19 po përhapet me shpejtësi edhe në Gjermani. Sipas tij, infektimet me variantin britanik të koronavirusit zënë 22% në Gjermani.
“Siç kemi parë edhe në vendet e tjera, numri i infeksioneve me këtë variant të ri po dyfishohet pothuajse çdo javë”, tha ministri i Shëndetësisë në një konferencë shtypi.
Ministri apelon që qytetarët të respektojnë me rigorozitet masat anti-covid për shkak të rrezikut të shtuar nga koronavirusi i ri, i cili ka shkallë më të lartë transmetueshmërie.
Deri më tani, Gjermania ka mundur të ulë numrin e përditshëm të rasteve të reja me Covid-19, por problem mbetet numri i lartë i viktimave nga kjo sëmundje.
Instituti gjerman Robert Koch paralajmëroi javën e kaluar se varianti britanik i koronavirusit është bërë më shumë i transmetueshëm dhe shkakton probleme serioze.