Rajoni

Ministrat e BE diskutojnë për dialogun Kosovë-Serbi: Nuk është e pamundur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:52 - 30/08/19 |
el ida

Në Helsinki të Finlandës zhvillohet sot takimi i ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor, ku pritet që të dominojë tema e normalizimit të raporteve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Pas arritjes në Helsinki, Komisionari për zgjerim dhe fqinjësi i BE-së, Johannes Hahn ka thënë se dialogu ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është kyç për perspektivën evropiane të rajonit.

Ai shtoi se Kosova duhet të heqë tarifat prej 100 për qind në mallrat ndaj Serbisë, ndërsa Serbia duhet të heqë dorë nga fushata kundër Kosovës.

“Të dyja palët duhet të bëjnë disa hapa në drejtim të njëra tjetrës, dhe pastaj mund të gjejmë një zgjidhje. Kjo nuk është e pamundur”, është shprehur Hahn./Opinion.al

Pas