Gjykata e Tiranës ka dhënë këtë të martë vendimin për Ervis Vladin, poseduesin e 3.4 milionë Eurove, që u gjetën në automjetet Toyota Yaris në Portin e Durrësit.
Vladi është dënuar me 1vit e 6 muaj burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar dënimi iu ul në 1 vit.
Ai u shpall fajtor për veprën penale të mosdeklarimit të të ardhurave në kufi.