Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Miliona euro të harxhuara për kasat fiskale që nuk funksionojnë, Tatimet tjetër tender me vlerë 1.9 miliardë lekë

2018/09/03 at 4:18 PM
në Aktualitet, Kryesore
Kohë leximi: 6 min
A A
Miliona euro të harxhuara për kasat fiskale që nuk funksionojnë, Tatimet tjetër tender me vlerë 1.9 miliardë lekë

Tetë vjet më parë, çdo biznes në Shqipëri u detyrua të blejë një pajisje elektronike të quajtur Kasë Fiskale, me kosto që varionin nga 300 në 500 euro për njësi dhe me kosto të tjera “mirëmbajtjeje”. Bashkë me vendosjen e kasave fiskale, parlamenti miratoi ndryshime në kodin fiskal të vendit, duke imponuar gjoba të majme për rastet kur bizneset kryejnë shitje, por nuk printojnë faturë. Në total shqiptarëve i kushtuan kasat fiskale disa dhjetëra milionë euro.


Qeveria “Rama” i shumëfishoi gjobat për mos-shtypje të kasës dhe shkelje të tjera në një fushatë antiinformalitet në vitin 2016, gjoba të cilat u shfuqizuan si antikushtetuese nga ana e Gjykatës Kushtetuese.

Që nga ajo kohë, shtypja e kasës fiskale ka qenë makthi i çdo biznesi, si për sa i përket rrezikut të gjobave ashtu edhe për mungesën e prakticitetit të përdorimit të saj.

Restorantet dhe lokalet u ankuan se kasa fiskale nuk mundësonte ndarjen e llogarive sipas kamarierëve apo banakierëve dhe nuk i shërbente biznesit për funksione të tjera të rëndësishme, si mbajtja e llogarive apo gjendja e inventarit. Me frikën se kasat ishin të manipulueshme, qeveria urdhëroi moslejimin e mbajtjes krahas kasave fiskale, të printerëve jofiskalë të lidhur me programe kompjuterike në ndihmë të menaxhimit të përditshëm të një biznesi.

Aktualisht mosshtypja e kasës fiskale dënohet me mbyllje të aktivitetit të biznesit për deri 30 ditë, një masë ndëshkuese që rëndoi mbi disa biznese në kulm të sezonit turistik.

Megjithatë, dhjetëramilionë eurot e shpenzuara nga shqiptarët për të blerë kasat si dhe vuajtjet e tjera përballë tatimorëve duket se nuk i kanë shërbyer administratës tatimore të identifikojë saktë evazorët fiskalë dhe rrjedhimisht, nuk i kanë shërbyer të rrisë arkëtimet në buxhetine shtetit.

Në një përgjigje me shkrim për BIRN, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranon se sistemi nuk kryen funksionet që supozohej të kryente.
“Gjatë këtij harku kohor, pavarësisht mirëmbajtjes, janë reflektuar një sërë problemesh,” thonë Tatimet.
“Kuponi tatimor që nuk ka një numër serie unik për çdo transaksion dhe për këtë nuk identifikohet në sistem kur ai transmetohet në raportin “Z”; vështirësi në nxjerrjen e të dhënave përsa i përket xhiros sipas datave, muajve, vitit; pajisjet fiskale kanë kapacitet kufizues për të memorizuar deri në 1,800 raporte ditore; shumë pajisje fiskale shfaqin “gabim” kur tentojnë të transmetojnë raportin ditor,” thonë më tej Tatimet.

Pikëpyetje mbi efikasitetin

Tetë vjet pas instalimit të kasave, 76% e të ardhurave të buxhetit nga tatimi mbi vlerën e shtuar, (tatimi që kasat supozohet se do të ndihmonin të mblidhej saktë), ende mblidhen në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave dhe janë rezultat i mallrave të importuar. Tatimet mbledhin vetëm 24% të TVSH-së.

Si pasojë e problemeve të hasura nga sistemi aktual i matjes së xhirove, Tatimet argumentojnë se në bashkëpunim me Agjencinë Kombëtare për Shoqërinë e Informacionit kanë përgatitur dokumentet për hapjen e një tenderi me fond “mbi kufirin lartë monetar”. Fondi limit është afro 1.9 miliardë lekë, ndërsa ofertat për këtë tender pranohen deri më 21 shtator 2018.

Fituesi i tenderit pritet të krijojë një sistem të ri faturimi dhe grumbullimi të të dhënave fiskale nga bizneset te Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve si dhe një sistem analizimi të këtyre të dhënave. Sipas dokumenteve të tenderit, sistemi i ri do të duhet të krijojë nga biznesi te tatimet, fatura me numër unik identifikimi për çdo produkt të shitur, fjala vjen, duke i mundësuar Tatimeve të dinë se sa njësi të një produkti të caktuar janë shitur në treg dhe ta krahasojnë këtë me sasinë e produktit të deklaruar si të shitur nga furnitori me shumicë.

Në përgjigjen për BIRN, Tatimet thonë se pasi të zbatohet sistemi i ri, tatimpaguesit nuk do të ketë kosto shtesë, (përveç kostos së projektit prej 1.9 miliardë lekësh).

“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve dëshiron të theksojë faktin se nuk kemi të bëjmë me ndërtimin e një sistemi të ri, por me përmirësimin e sistemit aktual të pajisjeve fiskale”, thuhet në përgjigjen e Tatimeve.

“Lidhur me këtë, nënvizojmë se biznesi nuk do të duhet të blejë kasa të reja, por kasat aktuale do të përshtaten sipas sistemit që do të përmirësohet. Pra, nuk do të ketë kosto shtesë për biznesin”, shtojnëTatimet.

Megjithatë, Tatimet nuk iu përgjigjën pyetjes së BIRN nëse ky investim i ri ishte paraprirë nga një studim fizibiliteti, i cili do të qartësonte përfitimet e pritshme.

Një institucion publik duhet të kryejë një studim fizibiliteti mbi investimin e konceptuar për të vlerësuar nëse ky investim do të sjellë apo jo përfitime, si dhe në çfarë mase do të jenë këto përfitime.

I pyetur nga BIRN se a është bërë një studim i tillë, Tatimet nuk dhanë një përgjigje të qartë dhe nuk thanë se një studim i tillë është kryer.
“Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve në bashkëpunim me AKSHI-n, ka hartuar termat e referencës për projektin “Përmirësimi i modulit të menaxhimit të kontrollit të faturimit”. Ky projekt ka si qëllim kryesor krijimin e një sistemi të mbikëqyrjes në kohë reale të pajisjeve fiskale, që operojnë me para në dorë dhe atyre jo cash, në mënyrë që të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor,” u përgjigjën Tatimet, pa thënë se sa konkretisht pritet të ulet evazioni fiskal dhe mashtrimi tatimor dhe sa pritet të jenë të ardhurat e Tatimeve nga zbatimi i këtij projekti.

Nevoja për kompjuter

Ndonëse Tatimet premtojnë kosto zero për bizneset, ekspertë të fushës që folën për BIRN në kushtet e anonimatit, nuk u shprehën kaq optimistë për argumentin e mospasjes së “kostove shtesë”.

“Në rast se fatura do të jetë elektronike, atëherë kjo do të thotë se biznesit do t’i duhet të ketë një kompjuter dhe një lidhje interneti për ta prodhuar këtë faturë,” tha njëri prej ekspertëve.

“Për shkak se sistemi i ri supozohet se do të funksionojë i lidhur në kohë reale me Tatimet, si kompjuteri ashtu edhe lidhja e internetit duhet të jetë në cilësi pak më të lartë se sa minimalja,” vijoi ai.

Prania e një kompjuteri është e zakonshme në bizneset shqiptare me një numër të lartë punonjësish, por jo aq shumë për biznesin e vogël, ku shpesh, prania e një kompjuteri nuk është e domosdoshme për kryerjen e aktivitetit.

Tenderi për përmirësimin e kasave fiskale vjen pas një investimi të ngjashëm të kryer në vitin 2015 nga administrate tatimore. Asokohe, rreth 16 milionë euro u hodhën për të krijuar një sistem elektronik të quajtur Cots, i cili supozohej se do të menaxhonte nga njëra anë komunikimin elektronik dhe vetëdeklarimin e bizneseve pranë tatimeve dhe nga ana tjetër, do t’i mundësonte tatimeve kapacitete analizuese të të dhënave, përfshirë menaxhimin e riskut.

Megjithatë, 16 milionëeurot e harxhuara nuk duket se kanë zgjidhur problemin e Tatimeve, të cilat janë sakaq nga institucionet me kosto të lartë në raport me të ardhurat e mbledhura.

Gjatë vitit 2017, shpenzimet e administratës tatimore ishin 2.3 miliardë lekë sipas buxhetit 2017. Të ardhurat e shtetit nga kjo administratë ishin 33.8 miliardë lekësh. Kjo do të thotë se tatimet shpenzojnë 6.7% të të gjitha të të ardhurave që mbledhin.

Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim, OECD, kryen herë pas here analiza mbi efikasitetin e punës së administratave fiskale nëpër vendet anëtare të saj për të parë se cili nga shtetet është më i aftë që të mbledhë të ardhurat tatimore duke shpenzuar më pak.

Me të dhënat e vitit 2011, OECD ka krahasuar Eficencën e Administrimit Fiskal tregon se në vendet anëtare, administrimi i mbledhjes së taksave kushton mesatarisht 0.99 për qind e totalit të taksave të mbledhura. Në disa vende si Polonia apo Japonia, mbledhja e taksave kushton deri në 1.72 për qind të totalit të të ardhurave fiskale në vendet respektive ndërsa në disa vende si Zvicra, Islanda, Suedia apo Estonia, qeveritë shpenzojnë vetëm 0.3 deri në 0.5 centë për çdo dollar taksë të arkëtuar. Administrata tatimore shqiptare përbën një rekord me shpenzimet e saj në masën 6.7% të të ardhurave të mbledhura.

Programi i ri trevjeçar i propozuar me tenderin e ri pritet të rrisë shpenzimet vjetore të tatimeve edhe me 25% më shumë nga niveli i shpenzimeve të vitit 2017.

/Gjergj Erebara-Birn



Ju sugjerojmë

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
Kryesore

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

15 Maj, 2025 10:19 pm
Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
Kryesore

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

15 Maj, 2025 10:15 pm
Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
-U tha në Opinion

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

15 Maj, 2025 10:04 pm
Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
Kryesore

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

15 Maj, 2025 9:46 pm
Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!
-U tha në Opinion

Qato tregon në ‘Opinion’ kufizimet për samitin: Nuk hyn as makinë e as këmbësor!

15 Maj, 2025 9:35 pm
Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste
Aktualitet

Aksion policor në Korçë/Dy persona në prangat e policisë, priten disa urdhër-arreste

15 Maj, 2025 8:41 pm
Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë
Aktualitet

Samiti i 16 Majit, të premten bllokohen rrugët për 12 orë

15 Maj, 2025 8:09 pm
Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi
Kryesore

Vota e diasporës, KQZ merr vendimin:Vetëm një vëzhgues partiak për çdo grup numërimi

15 Maj, 2025 7:59 pm
Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez
Kryesore

Samiti Politik Evropian, mbërrin në Tiranë edhe kryeministri finlandez

15 Maj, 2025 7:48 pm
Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…
Kryesore

Celibashi në KZAZ 30: U përjashtuan vëzhguesit politikë, do të lejohet media dhe…

15 Maj, 2025 6:12 pm
Para
Meri Shehu bën parashikimin për muajin shtator, cila do të jetë shenja më me fat?

Meri Shehu bën parashikimin për muajin shtator, cila do të jetë shenja më me fat?

Cili është misteri i maces së zezë? Ja pse e quajnë ters

Cili është misteri i maces së zezë? Ja pse e quajnë ters

Berisha denoncon: Shefi i Policisë së Hasit, i dënuar, imoral dhe trafikant

Rama shkarkon drejtorin e rëndësishëm në SHISH, Berisha denoncon: Do paguani shtrenjtë
















TE FUNDIT

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu

Zelensky mbërrin në Tiranë, pritet në aeroport nga ministri Vengu
15 Maj, 2025

Në kuadër të Samitit të Komunitetit Politik Europian në Tiranë, mbrëmjen e sotme ka mbërritur edhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr...

Lexo më shumë

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE

Begaj takim me Costën: Populli shqiptar mbështet anëtarësimin e vendit në BE
15 Maj, 2025

Presidenti i Republikës takoi sot Presidentin e Këshillit Evropian, António Costa, me rastin e pjesëmarrjes në Samitin e Komitetit Politik...

Lexo më shumë

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…

Parashikoi votën e diasporës që në Janar, Fevziu-Ballës: Tani je fiks për akuzë…
15 Maj, 2025

Teksa numërimi i votave të diasporës për zgjedhjet e 11 Majit janë drejt përfundimit, në pikëpyetje mbetet ‘fati’ i zarfeve...

Lexo më shumë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së, darkë informale në Tiranë
15 Maj, 2025

Liderët e Ballkanit Perëndimor dhe krerët e BE-së janë mbledhur të gjithë sonte në Tiranë ku nesër do të zhvillohet...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com