MILANO- Një shqiptar ka mbetur i vrarë mbrëmë në Pioltello, zonë periferike në Milano. Siç bëjnë të ditur mediat italiane, dy shqiptarë kanë rënë pre e breshërive të plumbave teksa ishin ulur në një lokal. Viktima është një 26 vjeçar identiteti i të cilit ende nuk dihet. Ndërsa një punonjës i lokalit rreth 30 vjeç është në gjendje të rëndë.
Sipas raporteve paraprake të policisë, në orën 23.30 dy njerëz të armatosur kanë hyrë në lokal dhe kanë shkrehur armën ndaj tavolinës ku ishin ulur shqiptarët.