Anwar Mohammad dhe Ahmed Nasir janë pakistanezë dhe janë të moshës 50 dhe 37 vjeç dhe që nga viti 2007 punojnë në aeroportin e Malpensas në Milano, në seksionin e mallrave. Njëri bën pastrimet dhe tjetri magazinierin. Ndërsa Muharrem Takja i cili është shqiptar, i moshës 64 vjeç, bën edhe ai pastrimet në Malpensa që nga viti 2008. Ose më mirë: i bënte.
Sepse Shoqëria Ncl për të cilën punonin, e cila një vit më parë kishte marrë përsipër kontratën nga një kompani e mëparshme, u kujtua që Takja ishte i paaftë “ të kombinonte një figurë në aksion”.
Pra nëse shikonte një kartelë me figurina nuk e kuptonte.
Kështu të paktën ka referuar testi “Promovim në klasë”, ku Takja ka ngelur edhe në gjuhën italiane. Ku edhe pse ka rezultuar se di të pastrojë mirë aeroportin, punë të cilën e bën prej 8 vitesh, ai ka rezultuar që nuk flet mjaftueshëm mirë italishten dhe kjo mund të përbëjë problem në leximin e rregullave të sigurisë.
Kështu më 26 janar, shoqëria ka njoftuar për pushimin nga puna të tij dhe kolegëve.
Por ky pushim nga puna i tij dhe i dy kolegëve pakistanezë ka shkaktuar indinjatën e sindikatave të Transportit, të cilat kanë shpërndarë në aeroportin e Malpensas fletëpalosje ku shkruhet: “Lufta kundër shoqërive false në Malpensa sapo është ndezur”/ Opinion.al