Gati 70 mijë spektatorë. Një panoramë dhe atmosferë e publikut, që përcjell emocione dhe vibrime, ndonëse bëhet fjalë vetëm për turin e tretë paraeliminator të UEFA Europa League. “Është e trishtë zemra ime larg teje. AC MILAN”, e pafuqishme koreografia që ka mbuluar “curva Sud” dhe unazën e parë blu. Gjatë nxehmjes janë dëgjuar dhe ndjerë ovacione të mëdha për portierin kuqezi, Gigio Donnarumma, i cili është përgjigjur me një shenjë mirëkuptimi me tifozët e tij. Më pas mirëpritje e ngrohtë për Biglia dhe Bonucci, të prezantuar për të parën herë përpara publikut kuqezi.
Të dy futbollistët nuk kanë qenë të grumbulluar për këtë fazë të tretë paraeliminatore, për arsye burokratike, por kanë qenë prezent në San Siro për tu përshëndetur me publikun. “Ka shumë emocione. Dua të shoh shokët e mi të skuadrës të luajnë dhe shpresojmë të kalojmë turin. A do të jem në ndeshjen e ardhshme? Po. Për tani do të ndihmoj shokët e mi të skuadrës nga jashtë fushe. Objektivi është të kalojmë turin”. Kështu Leonardo Bonucci, është deklaruar përpara ndeshjes në mikrofonin e “Premium Sport”.