Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mijra kilometra Doktor

2016/08/22 at 2:27 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Vend aromatik

Nga Edison Ypi-


Mes Elbasanit dhe Peqinit kishin dalë në përfundimin se të kesh armiq aq të ndyrë si të Doktorit është Fati më i madh, je njeriu më i lumtur, bota në këmbët e tua, Xheheneti është i yti.

Pa hyrë në Lushnje, ku për Doktorin të nxjerrin sytë, më thanë se kishin nisur një debat për çfarë u duhet bërë atyre që për Doktorin flasin keq; duhet të shkohen në hell, tu pritet mishi me gërshërë, duhen hedhur brenda një grope me gjarpërinj, duhen flakur brenda makinës që korr dhe grin barin, u duhet çveshur lëkura me briskun e synetit ose me atë veglën që qëron patatet. Nuk u interesova të di cilin variant aprovuan. U mjaftova me konstatimin se pavarsisht veglave që mund të përdoren, që mund të jenë edhe kosorja për prerjen e gjymtyrëve, pinca për këputjen e gishtave, shiringat e ndërzimit të lopëve për thithjen e gjakut, pse jo dhe brisqet e ndryshkur të rrojes për çarjen kryqetërrhor të surratit për infektim të sigurtë, diskutimi ishte futur në rrugë të mbarë, shqyrtimi po bëhej me frymë të shëndetëshme demokratike, dhe ika i qetë.

Nën hijen e një rrapi shekullor pak përtej Ballshit po zhvillohej konkursi me temë “Çfarë është dikush që Doktorin e shan ?” Diskutantët e shumtë dhanë idera nga më të larmishmet, derr, krimb, mi, skuth, kërrmill, etj. etj. Konkursin e fitoi një babaxhan mallakastriot me mustaqe deri te veshi që tha se kush shan Doktorin nuk është asgjë më tepër se një mbeturinë, një ekskrement, pra një mutmuti.

Po të mos kisha patur fatin ta shoh me sytë e mi, as nuk do ta imagjinoja dot atë që më ndodhi një ditë vjeshte në një katund në malësinë mes Vaut të Dejës dhe Pukës. Të shtunën e parë të çdo muaji banorët e atij katundi e kishin caktuar “Dita e Doktorit”. Në “Ditën e Doktorit” i madh e i vogël ngriheshin që pa gdhirë, visheshin mbatheshin dhe shkonin kush në kishë e kush në xhami për tu lutur, jo për shpëtimin e shpirtit të Doktorin, se Doktori shpirtin e ka të shpëtuar që kur ka lindur, por për shpëtimin e shpirtit të vet.

Te një restorant në Gramsh, mes mishit dhe rakisë, po zhvillohej diskutimi mee vlerë nëse gjatë kohës kur ishte President dhe Kryeministër a ja arriti Doktori të dijë dhe të plotësojë dëshirat dhe tekat dhe nazet dhe avazet dhe dënglat e të gjithë shqiptarëve një nga një. Kishte dhe nga ata që thoshin; Po, Doktori i plotësoi të gjitha çmenduritë e secilit shqiptar. Por ata që e thanë këtë dukeshin nga surrati që ishin edepsiza. Të tjerët, shumica dërrmuese, thanë në kor se të tilla hajvanllëqe i përhapin spiunat e kudondodhur të sigurimit të shtetit ende në veprim si brenda dhe jashtë Shqipërisë, sidomos jashtë. Në fund, një teptil u tha të pranishmëve; As kaq nuk kuptoni o ju dalçin sytë, se në kushtet e pluralizmit plotësimi i pritshmërive ndaj pushtetarëve kondicjonohet nga lëvizja e pashmangëshme e numurave gjatë ushtrimit të pushtetit, pra nga aritmetika, statistika. Kaq tha teptili. Gjindja mbeti gojëhapur, dhe me këtë u mbyll.

Më kishin thënë se banorët e një komune në Skrapar dinin përmëndësh shkrimin tim “Doktori të bën Selam”. Ende nuk kam vajtur ta verifikoj, se jam modest, s’mund tu kërkoj të ma thonë përmendësh shkrimin tim, po e bëra këtë kaloj caqet e modestisë. Këtë të Skraparit e besova pas ca kohësh kur diku në veri të Librazhdit pashë me syë e m’i se si katundi mbante në mur shkrimin “Doktori të 10”, që e dinin përmendësh dhe e kishin vënë në kornizë.

Meqënse jemi te shkrimet, pa folur për shkrimin “Ti nuk lexon” që është shkrimi Shqip më i lexuar dhe më i pëlqyer nga Buzuku e tëhu, shkrimin “Doktori si rrepa” nga Kamza në Milot e kishin bërë ninull. E këndonin si këngë, me shkrimin tim vinin bebet në gjumë.

Te një rrugë e re që lidh Burrelin me Rrëshenin, në një kafene pranë një dushknaje më kapi mërzia. Kishte kaluar më tepër se 1 minutë pasi isha ulur dhe askush s’kujtohej të vinte të ma ngrinte në qiell Doktorin. Kur, paprimas, zinë e mërzisë e grisi një mirditor që u faneps nga dushkaja dhe me zërin e tij si tingull çiftelie më bëri pyetjen; Pse Doktori mban afër ca mediokër ? Sepse s’ka të tjerë, i thashë. Faleminderit, tha mirditori, dhe iku i lumtur në gjysëmerrësirë mespërmes bjeshkës drejt Lurës.

Mes Përmetit dhe Leskovikut katundin e kishte zënë halli me një hajvan. Sipas hajvanit, rrugët që bëri Doktori po i paguajnë këta që janë tani në pushtet. Para këtij diabolizmi të pashoq kishin mbetur të gjithë të mpirë, derisa u ngrit një pacomitlli që i dha drejtim.  Pse nuk veprojnë edhe këta si Doktori, pyeti me ironi pacomitlliu, pse nuk ndërtojnë edhe këta rrugë me pare borxh që t’i paguajnë ata që do vijnë pas tyre ? Pas këtij qartësimi katundi mori frymë lirisht.

Në Tepelenë Doktorit i kishin ngritur një këngë që fillonte me vargjet,

“Zagarët në dhjetra faqe gazetash.
Doktori në mijra kilometra Shqipëri”.

Etiketa: doktorEdison Ypikilometra


Ju sugjerojmë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
Kronikë

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

18 Korrik, 2026 10:23 pm
Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
Aktualitet

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

18 Korrik, 2026 9:57 pm
Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
Kronikë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

18 Korrik, 2026 8:46 pm
Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
Kronikë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

18 Korrik, 2026 6:52 pm
Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm
Bota

Vijojnë zjarret masive në Kanada, ushtria nis evakuimin e menjëhershëm

18 Korrik, 2026 6:02 pm
Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë
Bota

Izraeli planifikon të përdorë krokodilë për të ruajtur të burgosurit palestinezë

18 Korrik, 2026 4:41 pm
VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit
Aktualitet

VIDEO/ U vodhën në Reggio Emilia, shezlongët shfaqen pas dy vitesh te Kepi i Rodonit

18 Korrik, 2026 2:41 pm
Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit
Kronikë

Vodhi 69 milionë lekë, Gjykata lë në burg ish-drejtoreshën e Postës së Durrësit

18 Korrik, 2026 2:38 pm
Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës
Kronikë

Paratë e Postës Shqiptare në kazino? Prokuroria akuzon ish-drejtoreshën në Durrës

18 Korrik, 2026 2:16 pm
Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin
Aktualitet

Tensione në Kuvendin Kombëtar të Protestës, të pranishmit përplasen me njëri-tjetrin

18 Korrik, 2026 1:43 pm
Para
Plasin grabitjet në bregdet, vidhet biznesmeni dhe pushuesit

Plasin grabitjet në bregdet, vidhet biznesmeni dhe pushuesit

Bleona shumë e zënë, ua kërkon hapur fansave… të mos i shkruajnë

VIDEO/ Bleona sfidon kokë më kokë Justin Bieber!

Video/ Pas klipit me Anjeza Brankën, Meti sjell videoklipin e ri “S’ka si ti”

Video/ Pas klipit me Anjeza Brankën, Meti sjell videoklipin e ri "S'ka si ti"

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti

Aksident i rëndë në Zvërnec, humb jetën gazetari Enrik Mehmeti
18 Korrik, 2026

Gazetari Enrik Mehmeti ka humbur jetën në një aksident të ndodhur në plazhin e Porto Noves, në Zvërnec mbrëmjen e...

Lexo më shumë

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra

Protesta e bulevardit kundër “Kuvendit Kombëtar”: Jo negociata nëpër zyra
18 Korrik, 2026

Për të 49-ën ditë, protestuesit janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë duke vijuar me 5 kërkesat e tyre, të cilat...

Lexo më shumë

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike

Ish-drejtoresha e Postës vodhi 69 mln lekë, çfarë zbuluan pamjet filmike
18 Korrik, 2026

Detaje të reja dalin nga dosja hetimore për zhdukjen e 69 milionë lekëve të rinj në filialin e Postës Shqiptare...

Lexo më shumë

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur

Atentati ndaj Thimjo Rubatit, gjendet një motor i braktisur
18 Korrik, 2026

Policia e Sarandës pas kontrolleve në lagjen “Baba Rexhepi”, zonë kjo ku u drejtuan autorët pas atentatit ndaj 50-vjeçarit Thimjo...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}