Mijëra palestinezë po kthehen në veri të Gazës pasi Izraeli dhe Hamasi arritën një marrëveshje për lirimin e gjashtë pengjeve.
Palestinezët do të ktheheshin në veri të Korridorit Netzarim, një rrip toke i kontrolluar nga Izraeli, të shtunën.
Por, ata nuk u lejuan pasi debati për një peng izraelit.
Nga pamjet e postuara shihet se si mijëra njerëz ecin përgjatë rrugëve të shkatërruar nga lufta që ka nisur prej më shumë se një viti.
“Kalimi i palestinezëve të zhvendosur ka filluar përgjatë rrugës Al-Rashid përmes pjesës perëndimore të pikës së kontrollit Netzarim drejt qytetit të Gazës dhe pjesës veriore të Rripit të Gazës”, deklaroi një zytar.
Hamasi liroi katër ushtarë të shtunën, por jo Jehud, një civile, duke bërë që Izraeli të akuzojë Hamasin për shkeljen e marrëveshjes së armëpushimit të Gazës.
Yehud dhe dy pengje të tjerë tani do të lirohen të enjten, pasuar nga tre të tjerë të shtunën.