Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Midis kambanave dhe namazit

2016/03/24 at 2:08 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Françesku dhe Kirili, një përqafim për të ardhmen

GJERGJ META
Më ndodh shpesh që ndërsa nis meshën në Kishën e Shën Luçisë dhe i bie ziles së vogël që lajmëron hyrjen e meshtarit, njëkohësisht nisin e bien kambanat e Kishës ortodokse dhe altoparlantët e dy xhamive të Durrësit thërrasin namazin. Në vijë ajrore dy Kishat ortodokse, dy xhamitë e Durrësit dhe Kisha katolike janë shumë pak metra larg njëra­-tjetrës.


Nganjëherë më duket Durrësi si një Jerusalem i vogël bregdetar. E njëjta gjë ndodhi mbrëmë kur po nisja meshën. Në mëngjes në Bruksel kishte ndodhur një tragjedi, e disata në numër në këta dy vjetët e fundit, e fundit në radhë dhe më e freskëta. Ndërkohë që hyja në meshë, u përsërit e njëjta gjë: kambanat dhe namazi filluan në të njëjtën kohë me meshën time.

Aty reflektimi im u bë i thellë. Në ajër takoheshin zëra të ndryshëm, tinguj diku njerëzorë e diku të bërë nga njerëzit, por me një qëllim: t’u kujtojnë njerëzve Zotin! Ndërsa thosha meshën, nisa të reflektoj mbi ambiguitetin që simbolet mbartin në vetvete. Se si kambana e Kishës thërret për gëzim, por thërret edhe për mort.

Se si namazi që nis me fjalët Allahu akbar (Allahu është i madh) thërret njerëzit që të falen, por e dëgjon edhe në gojën e disa terroristëve
që duke vrarë, kinse bëjnë vullnetin e Zotit. Fuqia e simboleve është e jashtëzakonshme dhe reflektimi mbi to është një nevojë. Situata në të
cilën gjendet bota për shkak të terrorizmit është një teh shpate nëpër të cilin jemi të detyruar të kalojmë.

E ky kalim nuk do të ndodhë pa viktima. Dhuna dhe terrori kanë pasur ngjyrime të ndryshme në historinë e botës, por gjithmonë kanë
dështuar përballë instinktit të mbijetesës dhe të së mirës që gjendet brenda njerëzve e brenda popujve. Kjo gjë hap ndaj shpresës se e
keqja do të mundet, por jo automatikisht. Kërkon angazhim.

Dhe në këtë pikë një rol të rëndësishëm kanë edhe religjionet. Ato vazhdojnë akoma të luajnë një rol të rëndësishëm në jetën e botës. Po
sot në këtë situatë, cili mund të jetë roli i tyre? Në këtë situatë gjeo- politike, çfarë mund të bëjnë religjionet? Mendoj që zërat dhe tingujt që emëtohen në ajër duhet të zbresin përtokë e të shohin realitetin në të cilin sot jeton bota.

Për këtë është me rëndësi që religjionet të tejkalojnë veten e tyre e të dalin përtej kufijve të vetvetes jo për të vërshuar në fushat e të tjerëve, por për të mësuar prej të tjerëve. Asnjë religjion nuk është i vetëmjaftueshëm pavarësisht se çdo religjion jeton të vërtetën brenda disa bindjeve apo postulateve të veta. Me këtë dua të them se ky takim midis religjioneve nuk duhet të jetë vetëm një përzierje tingujsh në ajrin e qytetit, por një dialog në jetën konkrete të njerëzve.

Religjionet duhet të shkëputen vazhdimisht nga trajtat e tyre historike apo kulturore, duhet të shkojnë përtej atyre trajtave dhe të shohin njeriun konkret, madje çdo njeri, i cili me vetë ekzistencën e tij është një risi absolute në këtë botë. Një religjion që nuk i përgjigjet kësaj risie, apo i përgjigjet asaj me postulate të vjetra e të ngurta, do të prodhojë vetëm mure dhe ndasi. U takon në mënyrë të veçantë religjioneve që të nxjerrin në pah e të nxisin atë instinkt të së mirës dhe të së bukurës që Zoti ka vendosur në zemrat e njerëzve.

Nëse s’e bën, ka dështuar në vokacionin e tij. Një problem tjetër i madh është edhe çështja e një marrëdhënieje problematike që kanë religjionet me laicitetin e shteteve ku ato janë. Nuk munden të injorojnë njëritjetrin e as nuk mund të hyjnë në jetën e njëri­tjetrit.

Por mund të bashkëpunojnë me njëri­tjetrin për të mirën e përbashkët. Në shumë vende shteti dhe religjioni “shfrytëzojnë” njëri­tjetrin, diku bëhen edhe bashkëfajtorë apo patericat e njëritjetrit, ose hyjnë në konflikt të pakuptimtë për çështje shumë anësore, ndërkohë që ka fusha të pambarimta bashkëpunimi dhe pune për të mirën e përbashkët.

Ndërkohë që mesha shkonte drejt fundit, dhe në atë meshë u lexua episodi i tradhtisë së Judës, mendova përsëri për aktet terroriste në Francë, Turqi, Nigeri, Siri, Irak, Libi, Pakistan e së fundi në Belgjikë. Juda përpara se të tradhtojë Jezusin tradhton vetveten. Ne njerëzit jemi, së pari, tradhtarët e vetvetes dhe çdo akt terrorist është tradhti ndaj një vokacioni zanafillor që secili nga ne ka, ai i dashurisë. /Marrë nga Panorama



Ju sugjerojmë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
Bota

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

22 Gusht, 2025 10:30 pm
Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
Bota

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

22 Gusht, 2025 10:22 pm
Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
Rajoni

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

22 Gusht, 2025 10:07 pm
Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
Aktualitet

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

22 Gusht, 2025 9:49 pm
GJKKO e la në qeli/Meta nga burgu: Do ta çojmë çështjen në Gjykatën e Strasburgut
Kryesore

Rrëzimi i kërkesës për ta liruar nga qelia, Meta: Më mbajnë në burg pa asnjë provë!

22 Gusht, 2025 9:30 pm
Rreziqet bërthamore nga sulmet e Izraelit në Iran
Bota

Irani dhe fuqitë evropiane do të takohen javën e ardhshme për bisedime bërthamore

22 Gusht, 2025 9:14 pm
Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën
Bota

Rutte në Kiev, konferencë me Zelenskyn: Po punojmë për garanci sigurie për Ukrainën

22 Gusht, 2025 8:58 pm
Ukraina: Kemi vrarë 60 mijë rusë
Bota

Lufta me Rusinë, Bashkimi Evropian i jep Ukrainës 4.05 miliardë euro

22 Gusht, 2025 8:34 pm
Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje
Rajoni

Kosovë/QUINT thirrje qeverisë mos të pengoj regjistrimin e pakicave në zgjedhje

22 Gusht, 2025 8:20 pm
Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët
Aktualitet

Autoritetet marrin masa për mosbraktisjen e shkollës nga fëmijët

22 Gusht, 2025 7:49 pm
Para
1 vit burg për ish-ministrin e Berishës

1 vit burg për ish-ministrin e Berishës

Shuhet legjenda e futbollit

Shuhet legjenda e futbollit

Dua Lipa uron të dashurin për ditëlindje

Dua Lipa uron të dashurin për ditëlindje

Please login to join discussion















TE FUNDIT

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë

New York/ Përmbyset autobusi turistik me 50 pasagjerë, mes viktimave dhe fëmijë
22 Gusht, 2025

Një autobus turistik me rreth 50 pasagjerë, që udhëtonte nga ujëvarat e Niagarës drejt New York, ka pësuar një aksident...

Lexo më shumë

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt

Amerika rishikon 55 milionë vizat për të huajt
22 Gusht, 2025

Autoritetet amerikane kanë vendosur të rishikojnë të gjithë 55 milionë vizat e të huajve sa jetojnë në këtë vend me viza të vlefshme amerikane, shpjegoi...

Lexo më shumë

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi

Zyrtarë të Listës Serbe takohen me Petkoviçin në Serbi
22 Gusht, 2025

Zyrtarë të Listës Serbe janë pritur në një takim në Serbi nga drejtori i Zyrës për Kosovën në Qeverinë serbe,...

Lexo më shumë

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari

Vlorë/ Aksident në Lungomare, plagoset 52-vjeçari
22 Gusht, 2025

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme rreth orës 20:15, në rrugën “Murat Tërbaçi” në Vlorë. Një shtetas 33 vjeç...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com