Në një konferencë për mediat kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka zbuluar strategjinë e re të opozitës.
Meta tha se nëse kandidati që do të dalë nga primaret do te jetë i PD atëherë kryetari i këshillit do të jetë automatikisht nga PL dhe anasjelltas nëse në një bashki kandidati për kryetar nga primaret del nga Partia e Lirisë, kryetari i Këshillit do jetë nga PD.
“Me Berishën keni dakortësi të jashtëzakonshme, jo vetëm për parimet e bashkëpunimit PD-PL por të opozitës në tërësi. Nqs PL është faktor vendimtar për këshillat dhe kryetari i primareve del nga PD kryetari i këshillit do të jetë nga automatikisht nga PL. N.q.s diku kryetari nga primaret del nga Partia e Lirisë, kryetari i Këshillit do jetë nga PD. N.q.s edl nga Partia Agrare do jetë i partisë lokale do varet nga rezultatet e forcave politike”-tha Meta.