Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka vlerësuar takimin e djeshëm me Kryetarin e Kuvendit Gramoz Ruçi. Pas senacës në Komisionin e posacëm hetimor, Meta u takua me Rucin në zyrën e tij në Kryesinë e Kuvendit.
Sot presidenti zbulon një pjesë nga biseda e tij me të kur thotë se “Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96”. Meta shton gjithashtu se kur sasia duket fuqiplotë, duke ju referuar këtu një mazhorance absolute në parlament, nuk mjafton për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, nëqfotëse nuk ka cilësi.
“Ishte kënaqësi dje të rikthehesha në Kuvend. Po kështu të shkëmbeja disa mendime dhe kujtime me Kryetarin e Kuvendit z.Gramoz Ruçi. Së bashku ramë dakord se dy grupet parlamentare më cilësore opozitare kanë qenë ai i PD në ’91-’92 dhe ai i PS në ’92-’96. Kjo më përforcon bindjen se në demokraci, cilësia është më e rëndësishme se sasia, për të udhëhequr ndryshimin e një shoqërie, edhe kur “sasia” duket fuqiplotë” shkruan presidenti Meta.
Ajo që bie gjithashtu në sy është fotoja që i ka bashkangjitur postimit të tij Presidenti ku duket jo vetëm me Ruçin por edhe me kryeministrin Rama. /Opinion.al