Aktualitet

Meta vlerëson me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, ish-presidentin Nishani



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 17:44 - 01/06/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka vlerësuar me “Dekoratën e Flamurit Kombëtar”, më të lartën e shtetit shqiptar, ish- Presidentin Bujar Nishani, pas vdekjes.

“Në vlerësim të kontributeve të shquara në të gjitha detyrat e larta shtetërore, për forcimin e demokracisë dhe institucioneve, për integrimin euro-atlantik dhe evropian të vendit, për mbrojtjen dhe promovimin e interesave kombëtare. Në nderim të integritetit dhe dinjitetit të lartë njerëzor, si model i burrështetasit që punoi me përkushtim dhe përgjegjshmëri në shërbim të atdheut”, shkruhet në motivacionin e Presidencës.

Ish-Presidenti bujar Nishani humbi jetën më 28 maj në një spital në Gjermani, ku po kurohej për pneumoni bilaterale, komplikacion që iu shkaktua pas infektimit me COVID-19.

Trupi i pa jetë i Nishanit mbërrit në Shqipëri në orët e para të mëngjesit të së mërkurës, ndërsa gjatë ditës kanë zhvilluar homazhe të afërmit dhe miqtë.

Të enjten qeveria e ka shpallur ditë zie kombëtare, ndërsa gjatë paradites do të zhvillohet ceremonia zyrtare e homazheve sipas protokollit shtetëror. Ish-presidenti Nishani do të përcillet pas orës 12:00 për në banesën e fundit në Sharrë.

Pas