Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta tregon arsyet pse nuk hapen negociatat me BE

2019/04/30 at 9:09 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Kriza/“Reflektim e bashkëpunim”, kaq thotë Meta tani për tani

Presidenti Ilir Meta është shprehur se pa zgjeshje të ndershme dhe brenda standardeve nuk Shqipëria nuk do të hap negociatat me Bashkimin Europian.


Sipas presidentit, vendi ka probleme me krimin e organizuar, si dhe largimi i të rinjve drejt vendeve të ndryshme europiane.

Pjesë nga intervista

Gazetarja: Zoti Meta si i interpretoni sinjalet e deritanishme nga Samiti i djeshëm i Berlinit? Sidomos sa i takon çështjes së integrimit të Shqipërisë në BE. Sinjalet janë që nuk do të marrim dritën jeshile për në qershor, data është shtyrë për në shtator.

Presidenti Meta: Kjo pyetje nuk më habit ose kjo situatë nuk më habit. Është dramatike do të thosha që të bëjmë sikur jemi në rrugën e duhur, kur nuk është kështu. Dhe natyrisht që këtu mendoj që nuk është vetëm përgjegjësia jonë si klasë politike e Shqipërisë, por nuk jam këtu për të bërë gjykime për të tjerët, sepse mendoj që ne duhet t’i nxjerrim përgjegjësitë te vetja jonë.

Unë vitin e kaluar vetëm një ditë pas vendimit të Këshillit për shtyrë marrjen e vendimit pra për një vit më vonë, kam thënë se siç iku nga sot-dje një ditë, kështu do të ikë dhe një vit.

Prandaj, duhet menjëherë të fillojë pozita-opozita dialog të mirëstrukturuar për të gjitha çështjet kyçe të integrimit në mënyrë që të tregojmë me prova, me rezultate bindëse se Shqipëria e meriton çeljen e negociatave, jo vetëm për t’i dhënë statistika suksesi Europës, por në radhë të parë për të dhënë mesazhe pozitive të forcimit të institucioneve, të rritjes së sigurisë së përgjithshme në vendin tonë.

Sepse kemi parasysh që ende mbetet një shqetësim, jo vetëm krimi i organizuar, por mbetet një shqetësim edhe largimi i të rinjve dhe i forcave krijuese nga vendi.

Gazetarja: Në optikën tuaj, kemi bërë hapa para apo pas? E meritojmë çeljen e negociatave?

Presidenti Meta: Së pari, absolutisht që përgjigja imë në çdo rast është që Shqipëria e meriton integrimin europian, çeljen e negociatave, anëtarësimin në BE për shkak të vokacionit të fortë europian të popullit shqiptar, por edhe të qytetarëve shqiptarë.

Përsa i takon çështjes së standardeve, unë do të dëshiroja që përsëri të isha optimist, por kjo situatë në të cilën ne ndodhemi, absolutisht që na tregon që shumë standarde të funksionimit të institucioneve në vendin tonë nuk janë aty ku duhet të ishin.

Në këtë drejtim çdo vazhdim në këtë rrugë të gabuar pa një reflektim të të dyja palëve në emër dhe të këtij interesi të përbashkët europian, përveç interesit kombëtar, interesit social e qytetar, absolutisht që vetëm sa na largon, jo vetëm muajt e ardhshëm, por edhe në vitet e ardhshme.

Për arsye sepse zgjedhjet e lira dhe të ndershme janë një kriter i patjetërsueshëm i procesit të integrimit europian, sepse nga ato burojnë të gjitha institucionet demokratike që garantojnë demokracinë në një vend të besueshëm./ Opinion.al E.Xh.



Ju sugjerojmë

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
Bota

Trump kërcënon përsëri: Do largojmë ushtarët nga Europa

8 Korrik, 2026 10:41 am
Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie
Kronikë

Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie

8 Korrik, 2026 10:35 am
Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
Aktualitet

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

8 Korrik, 2026 9:30 am
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Aktualitet

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

8 Korrik, 2026 8:15 am
Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit
Bota

Sulmet e SHBA ndaj Iranit, Rutte: Ishin të domosdoshme pas shkeljes së armëpushimit

8 Korrik, 2026 8:11 am
Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së
Bota

Sulmet amerikane, kundërpërgjigjet Irani: Goditëm 85 baza të SHBA-së

8 Korrik, 2026 8:04 am
Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit
Bota

Iran, Ahmadinexhad shfaqet papritur në funeralin e Khameneit

8 Korrik, 2026 8:02 am
“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës
Sport

“Sillni edhe Messin në VAR”, tifozët akuzojnë FIFA-n për komplot kundër Francës

8 Korrik, 2026 7:57 am
Parashikimi i motit, 17 shtator 2024
Kryesore

Parashikimi i motit, 8 korrik 2026

8 Korrik, 2026 7:53 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

8 Korrik, 2026 7:51 am
Para
Roskovec, kalimtari përplaset për vdekje nga një makinë

I sëmuri mendor plagos me thikë 53-vjeçarin, motori i policisë...

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pse janë kaq të rëndësishme

Zgjedhjet për Parlamentin Evropian, pse janë kaq të rëndësishme

Manchester United ofron 60 milionë euro për lojtarin 18-vjeçar

Manchester United ofron 60 milionë euro për lojtarin 18-vjeçar
















TE FUNDIT

Trump kërcënon përsëri: Do largojmë ushtarët nga Europa

Trump-Irani: Nëse bisedimet dështojnë, ne do të përdorim armë edhe më të fuqishme
8 Korrik, 2026

Donald Trump ka njoftuar se mund të tërheqë të gjitha trupat amerikane nga Evropa, në një nga kërcënimet e tij...

Lexo më shumë

Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie

Lojëra fati dhe drogë/ 3 të arrestuar në Fushë-Krujë, mes tyre një punonjës policie
8 Korrik, 2026

Një punonjës policie dhe dy persona të tjerë janë arrestuar në flagrancë në kuadër të operacionit të koduar “Basti i...

Lexo më shumë

4 milionë euro për koncertin e Kanye West, Rama: Për të mos turpëruar Shqipërinë…

Integrimi në BE, Rama: Siguria ushqimore, sfida e sfidave
8 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me koncertin e Kanye West në Tiranë, duke mbrojtur...

Lexo më shumë

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca

Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
8 Korrik, 2026

Prej ditës së djeshme, Ankaraja ka hapur dyert për samitin e NATO-s ku ka pritur liderët e 32 vendeve anëtare...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}