Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Të çlirohemi nga makthi i diktaturës

2019/08/23 at 12:17 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Të çlirohemi nga makthi i diktaturës

Presidenti Ilir Meta ka përkujtuar ditën e sotme  Ditën Evropiane të Kujtimit të viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit.

Përmes një postimi në faqen e tij zyrtare në “Facebook,  Meta shkruan se edhe Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Evropës për 45 vite, ku shumë shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan.

Ndër të tjera, presidenti shprehet se; “Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.”

Mesazhi i plotë:

Sot ne përkujtojmë Ditën Europiane të Kujtimit të Viktimave të Stalinizmit dhe Nazizmit, dy ideologjive shkatërrimtare të shekullit të kaluar, që shkaktuan mijra viktima të pafajshme edhe në vendin tonë.

Për 45-vite me rradhë, Shqipëria u shndërrua në Korenë e Veriut të Europës. Me mijëra shqiptarë u vranë, u burgosën dhe u internuan. Liria, të drejtat e njeriut, demokracia e pluralizmi ishin vlerat tek të cilat ata besonin dhe për të cilat sakrifikuan edhe jetën e tyre. Është detyra jonë t’u mësojmë gjeneratave të reja të vërtetën e të kaluarës tonë të afërt, me qëllim që ajo të mos përsëritet më.

Për të mos i vrarë edhe për një herë të dytë ata që sakrifikuan jetën dhe rininë e tyre, që ne dhe brezat e ardhshëm të jetonim të lirë në një vend tërësisht demokratik.
Kujtimi i së shkuarës, të vërtetat e dhimbshme të mizorisë dhe shëmtisë së diktaturës komuniste janë një barë ndërgjegje e madhe për të gjithë ne. Disidenca shqiptare meriton jo vetëm të kujtohet, të shkruhet e të plotësohet, por edhe të nderohet me të gjithë respektin që meriton.

Përballja serioze me të kaluarën, trajtimi i saj me transparencë e drejtësi, uniteti shoqëror, paqja dhe mirëkuptimi social, do të na ndihmojnë, jo vetëm për të mos harruar tragjeditë e së shkuarës por edhe për t’u çliruar nga makthi i rikthimit të çdo forme diktature apo tendence despotike të qeverisjes.

Për të bërë atë që është më mira që çdo shqiptar të gëzojë jetën, lumturinë, të drejtat dhe liritë e tij si çdo qytetar europian, i pashantazhuar nga kontrolli politik, frika e varfëria. Për të mos u kthyer më kurrë 30 vite pas!??/ Opinion.al E.Xh.

Ju sugjerojmë

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
Bota

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

8 Shkurt, 2026 11:47 am
“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
Bota

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

8 Shkurt, 2026 11:42 am
Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
InstaBIZ

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

8 Shkurt, 2026 11:33 am
Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
Bota

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

8 Shkurt, 2026 11:04 am
Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror
Kryesore

Rasti Balluku,Rama:Me këtë brutalitet Presidenti mund të pezullohet nga një prokuror

8 Shkurt, 2026 11:02 am
Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror
Kryesore

Pezullimi i Ballukut, Rama: U bëmë shembulli i parë i budallallëkut botëror

8 Shkurt, 2026 10:08 am
Shkodër/ Plagosi me armë zjarri 26 vjeçarin, shpallet në kërkim autori
Kronikë

I dehur në makinë, arrestohet kryeinspektori i shërbimit zjarrfikës në Elbasan

7 Shkurt, 2026 9:54 pm
Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge
Kryesore

Berisha: Portet tona janë lënë nga kjo qeveri, porte të lira droge

7 Shkurt, 2026 8:34 pm
Macron dënon sulmin e Iranit ndaj Izraelit: Kërcënon të destabilizojë Lindjen e Mesme
Bota

Ndalimi i rrjeteve sociale, Macron: Truri i fëmijëve nuk është në shitje

7 Shkurt, 2026 6:16 pm
Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood
Bota

Dosja “Epstein” dalin emrat e disa prej personazheve më të famshëm të Hollywood

7 Shkurt, 2026 4:28 pm
Para
SHBA testoi raketa balistike, Putin: Nuk do rrimë duarkryq

SHBA testoi raketa balistike, Putin: Nuk do rrimë duarkryq

Vrasja në Tiranë, 26-vjeçari u ekzekutua nga dy djemtë e pronarit të vilës

Zbulohet e shkuara kriminale e dy vëllezërve që vranë 26 vjeçarin nëTiranë

Gjatë 24 orëve të ardhshme këto qarqe rrezikohen nga zjarret

Zjarr në majën e Shën Dëllisë në Tepelenë, shpërthejnë disa predha

TE FUNDIT

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori

Atentati me armë ndaj zyrtarit të lart rus në Moskë, arrestohet në Dubai autori
8 Shkurt, 2026

Një shtetas rus, i dyshuar për të shtënat ndaj zyrtarit të lartë të inteligjencës ushtarake ruse Vladimir Alekseyev në Moskë,...

Lexo më shumë

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”

“Skandali Epstein po rrëzon klasën politike të Evropës, asnjë pasojë në SHBA”
8 Shkurt, 2026

Këtej Atlantikut, po bien ‘koka’ për shkak të zbulimeve mbi Jeffrey Epstein. Në Norvegji, një diplomat i njohur është pezulluar...

Lexo më shumë

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”

Ndërron jetë në moshën 47-vjeçare vokalisti i grupit “3 Doors Down”
8 Shkurt, 2026

Vokalisti dhe kantautori i grupit të njohur “3 Doors Down”, Brad Arnold ka ndërruar jetë në moshën 47-vjeçare pas një...

Lexo më shumë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë

Demonstratat kundër Lojërave Olimpike, reagon ashpër Meloni: Janë armiq të Italisë
8 Shkurt, 2026

Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka reaguar ashpër kundër incidenteve të shkaktuara dje në demonstratën e Milanos kundër Lojërave Olimpike. Kryetarja...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com