Kronikë

Zbulohet e shkuara kriminale e dy vëllezërve që vranë 26 vjeçarin nëTiranë


               Publikuar në : 12:38 - 23/08/19 |
Opi Nion

Ditën e djeshme në rrugën “Muhamet Gjollesha”,  26-vjeçari  Indrit Çelaj u qëllua për vdekje me armë zjarri nga vëllezërit Griseldo Kusi dhe Albano Kusi, të cilët janë shpallur në kërkim.

Çelaj u vra teksa ishte duke punuar në vilën e tyre, ndërsa në lidhje me ngjarjen policia ka rrestuar katër persona, mes tyre dhe babai i vëllezërve të shpallur në kërkim, Bujar Kusi.

Ndërkohë, mësohet se Griseldo Kusi dhe Albano Kusi nuk janë persona të panjohur për policië, pasi më herët kanë qenë të përfshirë në ngjarje kriminale të rënda.

Më 16 tetor të vitit 2010 Albano Kusi ka vrarë me armë zjarri Shkelqim Nozlli, ndërkohë që trupi i viktimës u gjet dy ditë më vonë në Qafë-Krrabë.  Pas hetimeve rezultoi se zanafilla ishte një borxh i papaguar mes viktimës dhe Albano Kusit  edhe pazaret per blerjen e drogës.

Sipas vendimit te Gjykatës, motivi i ngjarjes ishte një borxh prej 650 eurosh që i kishte viktima. Sipas Kusit këto para viktima ia kishte kthyer e më pas ia kishte kërkuar sërish. Viktima Nozlli u kishte premtuar dy punonjësve të policisë shitjen e dy pistoletave nga 1 mijë euro secila. Sipas vendimit të mases së sigurise ditën e ngjarjes Nozlli ka takuar policët. Pasi u ka treguar njerën nga pistoletat ai u ka marrë atyre shumën e 1750 eurove. Më pas u ka thënë se do te takonte kushëririn e tij Kusin për të marrë pistoletën tjetër. Sipas hetimeve Nozlli ka Takuar Kusin dhe me anë të një taksie kanë udhëtuar drejt Qafë-Krrabës ku pas dy ditësh Nozlli u gjend i vdekur. Gjate deklarimeve në polici Kusi ka pranuar se ka qenë ai autor i vrasjes se Nozllit. Kusi pretendon se viktimën e kishte të afërt dhe se ky i kishte borxh shumën prej 650 eurosh.

Ditën e ngjarjes ata janë takuar së bashku dhe kanë shkuar në Krrabë pasi viktima i ka thene Kusit se atje do të gjente shumën e parave për t’ia kthyer. Gjatë rrugës Kusi pretendonte se viktima ia ka dhëne paratë. Me pas kur kanë arritur ne Kerrabë viktima i ka marre Albanos një pistoletë që ky i fundit e mbante pa leje për shkak të hasmërive që kishte fisi i tij dhe nën kercenimin e pistoletes viktima ka kërkuar ti marrë sërish parate e dhëna disa caste me pare. Në përleshje Albano Kusi pretendonte se arma ështe shkrehur pa dashje dhe Nozlli ka rënë përtokë i vdekur.

Ndërsa vëllai tjetër, Griseldo Kusi në vitin 2011 është arrestuar nga policia pasi ka tentuar të vrasë Maksut Hysën. Ngjarja ndodhi në fshatin Mnik të Tiranës, ku Griseldo Kusi ka tentuar të vrasë Maksut Hysin. Po ashtu në vitin 2012 Griseldo ishte bërë pjesë e një tjetër historie kriminale. Kjo ngjarje ka ndodhur në Janar të 2012 ku Griseldo Kusi ka tentuar të vrasë me armë zjarri Boiken Spahiun, ky i fundit arriti të shpëtojë me një plumb në shpatull. Ngjarja ndodhi rreth orës 01:30 të natës, kur Spahiu po kthehej në shtëpi me makinën e tij tip “Benz” ./ Opinion.al E.Xh.

Pas