Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Rama e di që s’kam frikë nga asgjë. Për ndërkombëtarët….

2019/06/11 at 4:47 PM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Meta: Rama e di që s’kam frikë nga asgjë. Për ndërkombëtarët….

Kryeministri Edi Rama e akuzoi drejtpërdrejt presidentin Ilir Meta se me vendimin për anulimin e datës së zgjedhjeve lokale kërkon të pengojë reformën në drejtësi. Sipas Ramës, presidenti me liderët e opozitës kërkojnë të varrosin reformën në drejtësi. Por Presidenti i kthehu përgjigje të drejtpërdrejtë.


“Kam unë frikë? Rama e di që unë nuk kam frikë nga asgjë, pastaj e di ambasada amerikane. Unë kam frikë vetëm nga përgjegjësia që kam para popullit në detyrat që unë kam. Populli duhet ta dijë që reforma në drejtësi nëse u miratua me konsensus dhe nëse ka rekomandimin për negociatat e ka nga lufta që unë kam bërë për ta miratuar reformën“, tha Meta.

Sipas Presidentit, kryeministri Edi Rama me përgjegjësinë e detyrës që ka duhej të tregohej më fleksibël dhe të mos shprehte atë vendosmëri se 30 qershori nuk lëviz.  Ai tha se anulimi i zgjedhjeve është një vendim mjaft kurajoz për të ulur palët në dialog.

Meta tha se nuk dëshiron që në rast të mundshëm të shënoheshin edhe viktima nga përplasje më 30 qershor, dhe përgjegjësia të binte mbi të se përse nuk e parandaloi situatën.

“Unë dua tu siguroj që ky akt është bazuar edhe ky në një konsensus, jo si të mëparshmit ku zhvillohej një dialog pastaj zgjidhej kriza, por përsëri mbi një konsensusin e dy palëve për të mos dialoguar, pretendimi i Ramës se 30 qershori nuk lëviz dhe pretendimi i Bashës se me Ramën si kryeministër nuk ka zgjedhje. Mendoj se Rama duhet të tregonte më shumë fleksibilitet. Kryeministri është përgjegjësi shumë e madhe. Edhe ata mijëra shqiptarë që protestojnë janë të Shqipërisë, ku ai është kryeministër, paguajnë taksa dhe kanë kërkesat dhe pretendimet e tyre dhe duhet të respektohen dhe jo të fyhen dhe denigrohen. Përpjekja ime ishte jo vetëm për të parandaluar të keqen që mund të ndodhte, por edhe për një dialog. A do ta zgjidhë? Është një përpjekje mjaft kurajoze, por e kam bërë me bindje që tu japë të gjithë palëve një mundësi që Shqipëria të vijojë në rrugën e integrimit. Në rast se do të kishte ndodhur diçka në datë 8 të gjithë do të thoshin, shumë vonë zoti President, çfarë bërë pritej që të shënohej edhe një viktimë?! Pa një vullnet serioz të dy palëve në radhë të parë të qeverisë se duhet të japë garanci për zgjedhjet dhe për fat të keq me mënyrën që ka reaguar edhe iniciativa e fundit kundër presidentit është shantazh dhe presion që i bëhet institucionit më të lartë, kryetarit të shtetit sepse bën një përpjekje për të dhënë mundësi që kolonat e republikës së Shqipërisë të mos tronditen dhe të mos rrëzohen“.

Një përgjigje kishte dhe për ndërkombëtarët, të cilët edhe pas vendimit të tij për anulimin e 30 qershorit theksuan se vendi duhet të mbajë zgjedhje. Ndërkombëtarët të shkojnë të monitorojnë në Korenë e Veriut, tha Presidenti.

“A ka ndonjë që beson se zgjedhjet e 30 qershorit do të ishin të lira dhe demokratike dhe shqiptarët do të shprehin vullnetin e tyre? Ju jeni të rinj, por ka një dallim mes zgjedhjeve dhe votimeve, shqiptarët kanë nevojë për zgjedhje jo votime, se ashtu kanë pasur 45 vite. Nëse ka ndonjë evropian dhe amerikan që do të monitorojë zgjedhje të tilla, le të shkojë në Korenë e Veriut, këtu jo, se ka ardhur pluralizimi politik. Zero janë mundësitë pa e zgjidhur këtë krizë, jo për të çelur negociatat tani, por as në shtator dhe shumë vite integrimi nuk do të duket në horizont“./Opinion.al



Ju sugjerojmë

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
Aktualitet

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

19 Nëntor, 2025 9:43 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

19 Nëntor, 2025 8:28 am
Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
Kryesore

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

19 Nëntor, 2025 7:45 am
Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
-U tha në Opinion

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

18 Nëntor, 2025 11:36 pm
Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA
Bota

Arabia Saudite planifikon të investojë 1 trilion dollarë në SHBA

18 Nëntor, 2025 10:31 pm
Marrëdhënia me Messin dhe trajnerët, rrëfehet Ronaldo: Jam më i miri në histori, askush nuk është më i kompletuar se unë
Sport

A është Portugalia më mirë pa Cristiano Ronaldon? Ja çfarë thonë shifrat

18 Nëntor, 2025 10:26 pm
Trump tregon arsyen e prishjes së miqësisë me Epstein
Bota

Trump: Nuk kisha të bëja fare me perversin e sëmurë Epstein

18 Nëntor, 2025 9:51 pm
Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën
Aktualitet

Lumi Vjosa rrezikon të dalë nga shtrati, Bashkia e Vlorës përforcon argjinaturën

18 Nëntor, 2025 8:18 pm
BE propozon “Shengen ushtarak”
Bota

BE propozon “Shengen ushtarak”

18 Nëntor, 2025 7:59 pm
Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë
Aktualitet

Moti i keq/ Ministri Vengu mbledh Shtabin e Emergjencave në Lezhë

18 Nëntor, 2025 7:00 pm
Para
Thomas Strakosha shkon në Londër? Dy skuadrat që kërkojnë shqiptarin

Thomas Strakosha shkon në Londër? Dy skuadrat që kërkojnë shqiptarin

Balla i përgjigjet Metës: Të enjten nis diskutimi për shkarkimin e tij

Balla i përgjigjet Metës: Të enjten nis diskutimi për shkarkimin e tij

Pa u krijuar, qeveria kërkon bashkëpunimin e opozitës së re

Spiropali: Kemi President për të qarë hallin
















TE FUNDIT

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK

“21 Janari”, Sali Berisha paraqitet në SPAK
19 Nëntor, 2025

Ish-kryeministri Sali Berisha u paraqit paraditen e së mërkurës në SPAK. Rreth orës 09:00, Berisha shkoi në SPAK për të dhë...

Lexo më shumë

Reshje të dendura shiu dhe dëborë në verilindje, si parashikohet moti për sot

Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
19 Nëntor, 2025

Këtë të mërkurë, vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet i vranët ndërsa reshjet e...

Lexo më shumë

Horoskopi për ditën e sotme, 19 nëntor 2025

Horoskopi për ditën e sotme, 20 janar 2025
19 Nëntor, 2025

Dashi Gazetat mund të sjellin njohuri për ngjarje të çuditshme që të pushtojnë imagjinatën. Mund të duash të mësosh më...

Lexo më shumë

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…

Ish-deputeti i PS-së, në “Opinion”: Jam specialist snajperi dhe…
18 Nëntor, 2025

Kur shumë prej nesh e shohin punën si një rutinë të zakonshme, ekzistojnë profesionistë që përballen me rreziqe që ndoshta...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com