Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka komentuar humbjen e zgjedhjeve në bashkinë e Kukësit. Sipas Metës, zgjedhjet e Kukësit ishin një tjetër faqe në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptare.
“Zgjedhjet e Kukësit janë një faqe më shumë në librin e zi të 14 majit dhe një tregues i partisë shtet që kontrollon në mënyrë shumë të qartë votën e qytetarëve shqiptare.
Për atë kalimin nga fitorja në fitore kjo është histori e të kaluarës.
Ne do të vazhdojmë të bashkëpunojmë me çdo faktor opozitar për fuqizimin e opozitarizimit, kur duket që investimi i qeverisë është blerja dhe peng marrje e opozitës.
Në këto kushte PL qëndron e vendosur si një opozitë e vërtetë përballë këtij regjimi dhe do të bashkëpunojë me çdo faktor që nuk bëhet zgjatim i këtij regjimi”, tha Meta.