-U tha në Opinion

“Meta nuk duhet marrë me të qeshur. Nëse i jep luftë vrite, ose…”


               Publikuar në : 22:54 - 02/07/19 |
Geljano Fataj

Politikani Ilir Meta nuk duhet marrë me të qeshur në asnjë rast. Edhe kryeministrit do t’ja jepja këtë këshillë. Ilir Meta nuk është nga ata burra që merrte me të qeshur.  Nëse i jep luftë, vrite… Se nëse e plagos ai do të kthehet”.

Është ky komenti i analistit Lorenc Vangjeli, pas deklaratave të presidentit Ilir Meta këtë të martë. Sipas Vangjelit, presidenti Meta sot gaboi me krahasimet që përdori (Mic Sokoli, Avni Rustemi etj.. ) si dhe gjuhën që përdori ndaj ndërkombëtarëve.

Racionale tek ajo që thotë presidenti është tek kriza, zgjidhja vjen me zgjedhje”, tha Vangjeli.

Reagim pati nga Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi: Mos e vishini me cilësi që nuk e ka. Që nga gjuha e trupit, deri tek përgjigjet tregonte se është shumë nën nivelin që duhet të ishte. Është faj shumë i rëndë sot të godasësh ndërkombëtarët, nuk e ka kusur Shqipëria që presidenti të përdorë një gjuhë të tillë ndaj ndërkombëtarëve. / Opinion.al

Pas