Presidenti Ilir Meta ka mbështetur propozimin e opozitës jashtëparlamentare për hapjen 100% të listave.
Meta shprehet se listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Në reagimin e tij në “Facebook”, Meta thekson se përmes listave të hapura, qytetarët do të zgjedhin deputetët shumë më mirë se kryetarët e partive.
Reagimi i Metës
Listat e hapura 100 % janë e vetmja rrugë për rivendosjen e parlamentarizmit dhe llogaridhënies në vend.
Populli do të zgjedhë shumë më mirë se Kryetarët, të cilët i kthyen deputetët në kartonngritës shkatërrues të interesit publik, shtetit ligjor dhe demokracisë.
Bashkë me deputetët populli duhet të zgjedhë drejtpërdrejt në të ardhmen edhe Presidentin e Republikës. Koha që shqiptarët të zgjedhin dhe të flasin vetë!
SOVRANITETI NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË I PËRKET POPULLIT!/ Opinion.al