Kryesore

Meta lexon mesazhet me deputetin e PD më 8 janar: Kujdes! Është provokim


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:23 - 14/01/22 |
Opi Nion

Presidenti Ilir Meta ka lexuar publikisht mesazhet e tij me deputetin e Partisë Demokratike, Belind Këlliçin ditën e 8 janarit.

Meta tregoi se iu ka kërkuar mbështetësve të Berishës që mos të ketë dhunë, madje ai tregoi se i ka kërkuar Këlliçt të mos prekeshin makinat në oborrin e selisë blu.

Kam komunikuar me institucionet ligjzbatuese, edhe me shkrim, edhe me telefon, që të veprojnë për të parandaluar çdo lloj incidenti. I kërkoj falje zotërisë, Belind Këlliçit.

Të shtunën në 10:24, kur pashë makinat te oborri i PD, dhe e vlerësova si moment provokativ, ndaj e mora në telefon Këlliçin, nuk ma hapi.

Më tha: “President, sapo mbaruam një mbledhje me të rinjtë”.

I them: “Kujdes të mos preket asnjë makinë në oborr, se është provokim”.

“Po, po”, më thotë ai.

20 minuta para se të hapej dera, i them: “Mos humbni kontrollin paqësor të protestës”.

“Po”, më thotë”,-tha Presidenti Meta./Opinion.al

Pas