Një ditë para manifestimit të 2 Marsit, Presidenti Meta do të japë një konferencë për shtyp.
Siç njofton Presidenca, përmes zëdhënësit, Tedi Blushi, kreu i shtetit pritet të denoncojë sot në orën 18:30, një krim të tmerrshëm kushtetues.
Postimi i Blushit në Facebook:
Të dashur kolegë gazetarë,
Sot në ora 18:30, Presidenti i Republikës Sh.T.Z Ilir Meta do të japë një konferencë shtypi për të denoncuar para të gjithë popullit shqiptar një krim të tmerrshëm kushtetues!