Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Meta: Dhuna verbale dhe fizike nga policia, thirrje prokurorisë për hetim

2020/12/11 at 5:01 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Meta: Dhuna verbale dhe fizike nga policia, thirrje prokurorisë për hetim

Presidenti Ilir Meta ka reaguar lidhur me përdorimin e forcës nga ana e Policisë së Shtetit gjatë protestave të një dite më parë në kryeqytet. Meta i ka bërë thirrje Policisë së Shtetit të distancohet nga aktet e  dhunës, dhe të kenë parasysh liritë dhe të drejtat themelore të njeriut. Duke ju referuar edhe shoqërimit nga policia të gazetarit Xhoi Malësia, Presidenti e ka cilësuar këtë akt të papranueshëm.


“Ndalimi për raportim, dhuna fizike e verbale dhe shoqërimi i pajustifikuar në ambientet e paraburgimit të gazetarit Xhoi Malësia, gjatë mbrëmjes së datës 10.12.2020 nga efektivë të Komisariatit Nr.2 të Drejtorisë së Policisë Tiranë, për më tepër në Ditën Ndërkombëtare të të Drejtave të Njeriut, është një rast thellësisht i papranueshëm dhe i dënueshëm. Përdorimi i panevojshëm dhe shproporcional i forcës nga ana e Policisë së Shtetit ndaj çdo qytetari përbën shkelje të legjislacionit shqiptar dhe të Konventës Europiane të të Drejtave të Njeriut”, shprehet Presidenti!

Në rrjetin social Facebook, Meta ka publikuar edhe videon e momentit të shoqërimit të gazetarit, ndërsa ka kërkuar nga Prokuroria nisjen e hetimit të pavarur lidhur me dhunën fizike dhe verbale të përdorur në protesta.

“Duke shprehur shqetësimin e madh për klimën në rritje armiqësore, veçanërisht ndaj gazetarëve, nga ana e zyrtarëve të lartë të administratës shtetërore dhe në veçanti të disa efektivëve dhe drejtuesve të caktuar të Policisë së Shtetit, i kërkoj organit të Prokurorisë të nisë pa vonesë një hetim të pavarur për të vënë para përgjegjësisë ligjore frymëzuesit, urdhëruesit dhe autorët e kësaj dhune fizike e verbale jo vetëm ndaj gazetarit Xhoi Malësia, por dhe ndaj qytetarëve e përfaqësuesve të shoqërisë civile. I bëj thirrje publike Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit dhe çdo efektivi me uniformë të bëjnë kujdes maksimal në zbatimin me përpikmëri të ligjit dhe misionit të Policisë së Shtetit, të distancohen menjëherë nga aktet e shëmtuara dhe të dënueshme të dhunës, si dhe të kenë parasysh se liritë dhe të drejtat themelore të njeriut garantohen nga Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë në çdo kohë dhe duhen respektuar nga çdo autoritet.

Duke apeluar me forcë heqjen dorë nga dhuna fizike e psikologjike, kërcënimi dhe çdo lloj presioni ndaj gazetarëve, sidomos gjatë ushtrimit të detyrës, shpreh solidaritetin tim të plotë me ta dhe i inkurajoj të vijojnë misionin e tyre me guxim, pa u trembur, në funksion të interesit publik e kombëtar, transparencës e llogaridhënies në çdo nivel shtetëror”, shkruan Meta./Opinion.al

 

Etiketa: dhune verbalemetapoliciaprotesta


Ju sugjerojmë

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
Bota

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

26 Korrik, 2026 7:54 pm
Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
Te Fundit

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

26 Korrik, 2026 5:41 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Para
Mali i Zi fusnotë Kosovës, Abazoviç: Gabime të tilla të mos përsëriten

Mali i Zi fusnotë Kosovës, Abazoviç: Gabime të tilla të mos përsëriten

Nisin testimet e shpejta në gjithë vendin, Manastirliu: Do të jenë falas

Nisin testimet e shpejta në gjithë vendin, Manastirliu: Do të jenë falas

Basha për vrasjen e të riut: Faji nuk është i policëve

Basha për vrasjen e të riut: Faji nuk është i policëve
















TE FUNDIT

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin

I dyshuar për sulmin terrorist në Berlin, policia vret 21-vjeçarin
26 Korrik, 2026

Në një deklaratë, departamenti i policisë së Berlinit thotë se i dyshuari në sulmin e djeshëm Abdul Ballout, ku u...

Lexo më shumë

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore

Allajbeu: Të pavërtetat mbi mua, do t’i drejtohem rrugës ligjore
26 Korrik, 2026

Drejtuesi i Spitalit Amerikan Klodian Allajbeu përmes një publikimi në rrjetet sociale ka deklaruar se do t’u drejtohet rruëve ligjore...

Lexo më shumë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}