Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësues të gjimnazit infektohen me COVID,zëvendësohen nga ata të 9-vjeçares

2020/09/30 at 9:29 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësues të gjimnazit infektohen me COVID,zëvendësohen nga ata të 9-vjeçares

Në “Stop” ka mbërritur një informacion, se në gjimnazin “16 Shtatori” në Shijak disa mësues janë në izolim, pasi janë prekur nga Covid-19. Drejtori i shkollës e pranon këtë fakt dhe tregon, se edhe kontaktet e afërta të disa mësuesve janë në karantinë.

Ai thotë, se orët janë zëvendësuar nga arsimtarë të tjerë, madje, duke i marrë edhe nga shkolla 9-vjecare. Sipas tij praktikantët nuk kanë ardhur ende, pasi nuk janë miratuar nga Ministria e Arsimit.

Drejtori: Një është diagnostikuar me covid, XXXX, që ditën e parë nuk ka ardhur në shkollë, është në shtëpi e diagnostikuar pozitiv e të gjitha. Mësuesit e kontaktit të afërt janë lënë në shtëpi.

Gazetarja: Në total, sa mësues keni sot, që nuk janë duke marrë pjesë në procesin mësimor?

Drejtori: Kontakt i afërt dhe zysha e anglishtes. Normalisht jam duke u munduar me aq sa mundemi ne, që të fusim mësues të tjerë. Zysha e historisë shkon e jep histori, zysha e letërsisë, shkon e jep letërsinë, aq sa më lejon orari. Kam marrë dy zysha nga shkolla 9-vjeçare, duke qenë, se praktikantët akoma nuk na kanë ardhur, sepse nuk janë miratuar kuotat nga ministria. Unë e marr zyshën e anglishtes, kemi biseduar me drejtoreshën, që të vijë, të bëjë ca orë mësimi për mua. Deri të hënën përveç zyshës, që është pozitive, XXX, të tjerat kthehen në punë.

Gazetarja: Për zyshën e anglishtes, meqenëse ka rezultuar pozitive, nuk duhet të zëvendësohet?

Drejtori: Duhet të zëvendësohet!

Gazetarja: E keni diskutuar me Zyrën Arsimore këtë?

Drejtori: E kam diskutuar më Zyrën Arsimore, që në çastin, që më konfirmoi pozitivitetin.

Gazetarja: Ajo mund të shkojë dhe një muaj në shtëpi.

Drejtori: Mund të shkojë edhe më shumë, nuk e dimë sa mund të zgjasë, urojmë shpejt. Edhe sot isha për punë të tjera dhe i thashë, ça do të bëhet dhe më tha, derisa të konfirmohen këto praktikantët dhe si do bëhen. Nuk e di, si e kanë procedurën.

Nga ana tjetër drejtoresha e ZA Shijak, thotë, se mësimi pa zhvillohet normalisht, pasi janë marrë të gjitha masat.

Gazetarja: Drejtoreshën, mund ta lajmëroni?

Punonjësja ZVA, Shijak: Drejtoresha është në një inspektim në një shkollë dhe do vonohet.

Gazetarja: Në gjimnazin “16 Shtatori” një mësues ka rezultuar pozitiv me Covid, mësuesja e anglishtes më saktësisht. Pse nuk keni marrë masa që ta zëvendësoni pasi nuk dihet se sa d të zgjasë mungesa e saj në shkollë.

Drejtoresha: Ju lutem drejtohuni me një kërkesë zyrtare! Masat janë marrë të gjitha.

Gazetarja: Çfarë nënkuptoni me masat janë marrë?

Drejtoresha: Patjetër që janë marrë të gjitha masat. Mësimi zhvillohet normalisht.

Gazetarja: Keni çuar një mësuese si zëvendësuese?

Drejtoresha: Aktualisht mbulohet me mësues të shkollave të tjera.

Gazetarja: Pse nuk keni zgjedhur një rrugë që të merrni një nga portali dhe ta zëvendësojë për periudhën 1-mujorë më shumë më pak?

Drejtoresha: Zonjë, ju lutem një kërkesë zyrtare!

Gazetarja: Drejtoresha më vjen shumë keq, por kjo është pyetja ime.

Drejtoresha: Zonjë do e merrni përgjigjen shumë shpejt! Një kërkesë zyrtare!

Gazetarja: Jeni në pritje të praktikantëve apo doni të kurseni buxhetin e shtetit që të mos zëvendësoni një mësues nga portali.

Drejtoresha: Ju lutem të gjitha kërkesat, që keni drejtohuni me një kërkesë zyrtare!

Gazetarja: Merrni mësues nga shkolla të tjera ndërkohë që ka mësues portali

Drejtoresha: Ju kërkoj ndjesë! Më duhet ta mbyll telefonin! /Tv Klan

Ju sugjerojmë

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
-U tha në Opinion

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

16 Korrik, 2025 11:10 pm
Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
-U tha në Opinion

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

16 Korrik, 2025 10:58 pm
Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
Aktualitet

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

16 Korrik, 2025 10:38 pm
Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
-U tha në Opinion

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

16 Korrik, 2025 10:26 pm
Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës
Bota

Sulmi rus vret dy persona dhe plagos 27 të tjerë në lindje të Ukrainës

16 Korrik, 2025 10:16 pm
Votimi i emigrantëve/ Mazniku: Nuk është bllokuar nga PS, por nga ana e partizanizmit
Kryesore

Akademi për trajnimin e bashkive në vend, Arbjan Maznikun në krye të saj

16 Korrik, 2025 10:01 pm
IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania
Te Fundit

IKMT-ja vijon aksionin për lirimin e hapësirave publike tek Stadiumi Air Albania

16 Korrik, 2025 9:46 pm
SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida
Bota

SHBA thirrje Damaskut: Tërhiqni trupat nga Sweida

16 Korrik, 2025 9:30 pm
Kosova përfshihet në listën e vendeve “të sigurta” të BE-së
Bota

Komisioni Evropian propozon buxhet prej 2 trilionë eurosh

16 Korrik, 2025 9:11 pm
Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë
Rajoni

Ambasada gjermane s’ka informacione për ndonjë përshkallëzim të situatës në Kosovë

16 Korrik, 2025 8:44 pm
Para
Enkeleda Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

Enkeleda Kapedani në krye të gjykatës së Elbasanit

COVID-19/ Johnson: Britania në momente kritike

COVID-19/ Johnson: Britania në momente kritike

Ndiqni live emisionin “Opinion”

Ndiqni live emisionin “Opinion”

TE FUNDIT

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …

“Më mirë një varr në Kolumbi,se një qeli në Amerikë”, skema e Escobar për të …
16 Korrik, 2025

Në studion e “Opinion” në Tv Klan, rikthehet në fokus një nga episodet më të errët dhe tronditës të historisë...

Lexo më shumë

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.

Hoxha zbulon si Escobar nisi aktivitetin e tij të paligjshmërisë.
16 Korrik, 2025

Gazetari Artan Hoxha në studion e emisionit “Opinion” në Tv Klan, teksa flet për historinë e jetës së ‘Mbretit të...

Lexo më shumë

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik

Zjarri në Drenovë/ Flakët arrijnë pranë një pusi nafte e nënstacioni elektrik
16 Korrik, 2025

Zjarri në fshatin Drenovë të Mallakastrës vijon të jetë ende aktiv. Sipas burimeve, flakët kanë përparuar me shpejtësi  duke shkaktuar...

Lexo më shumë

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar

Ja si u arrit vrasja e “Mbretit të Kokainës”, Pablo Escobar
16 Korrik, 2025

Bosi famëkeq i drogës, dhe kreu i kartelit të Medellín, Pablo Escobar, u vra më 2 dhjetor 1993 në qytetin...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com