Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Mësimi me turne/ PD: Qeveria u vjedh mësuesve orët shtesë

2020/10/11 at 3:01 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Mësimi me turne/ PD: Qeveria u vjedh mësuesve orët shtesë

Partia Demokratike ka akuzuar sot qeverinë se nuk i paguan mësuesve orët shtesë që u duhet të kryejnë tani që mësimi në shkolla zhvillohet me turne.


Ish deputetja e PD-së, Albana Vokshi deklaroi se mësuesit “pavarësisht se kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, paguhen vetëm për 5-6 orë”.

“Shpreh keqardhje për Ministren e Arsimit, e cila, njësoj si paraardhëset, ka vendosur të mos i shërbejë arsimit, por propagandës së kryeministrit në ikje”, tha ish deputetja Vokshi.

Sipas saj, “kjo situatë duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill Mësuesit do të trajtohen me dinjitetin e duhur nga qeveria e Partisë Denokratike. Çdo orë mësimi do të paguhet! Mundi i tyre do të shpërblehet, në mënyrë që shkollat tona publike të kenë cilësinë më të mirë të mësimdhënies!”

DEKLARATË E PARTISË DEMOKRATIKE, ALBANA VOKSHI

Që prej nisjes së shkollës, 34 mijë mësues janë braktisur dhe lënë në mëshirë të fatit,megjithëse, ashtu si dhe mjekët janë në vijë të parë të betejës më virusin COVID19.

Të nënvlerësuar, të nëpërkëmbur dhe të keqtrajtuar qeveria i detyron të punojnë si skllevër, pa i paguar mësuesit për të gjitha orët shtesë të punës

Për shkak të pandemisë, i kanë detyruar të punojnë dyfishin e normës së tyre. Një mësues jep mbi 40 orë mësim në një javë në kushte të vështira, me maskë, me stres, pa kushtet minimale të sigurisë, pasi në shkolla nuk ka ujë, as dezinfektantë. Dhe në fund të muajit, mësuesit nuk paguhen për mundin e tyre.

Pavarësisht se kanë punuar 20 apo më shumë orë shtesë, ata paguhen vetëm për 5-6 orë, një shumë krejt e papërfillshme për lodhjen e madhe, duke qënë në rrezik konstant për shëndetin dhe jetën.

Shpreh keqardhje për Ministren e Arsimit, e cila, njësoj si paraardhëset, ka vendosur të mos i shërbejë arsimit, por propagandës së kryeministrit në ikje.

Ministrja e Arsimit po e mashtron opinionin publik si për pagesën e orëve shtesë të mësuesve, ashtu edhe për përmasat e përhapjes së COVID19 nëpër institucionet e arsimit shkollor apo parashkollor.

Faktet nuk të lënë të gënjesh.

Përllogaritja e orëve shtesë të mësuesve tregon realitetin e rëndë me të cilin përballen mësuesit. Punojnë mbi 20 orë shtesë në vështirësi të jashtëzakonshme, por paguhen maksimumi për 6 orë mësimi.

14 e më shumë orë të tjera shtesë në muaj zhduken pa u vlerësuar, sepse Edi Rama nuk do t’ia dijë për askënd që punon me djersën e ballit. Për kryeministrin në ikje, pazaret me oligarkët dhe klientët e qeverisë janë i vetmi prioritet.

Kosova është shembulli perfekt për të kuptuar kontrastin mes një qeverie që vjedh dhe një qeverie që punon,

Në Kosovë, qeveria atje ka shpërblyer me mbi 120 euro çdo mësues për vështirësitë e periudhës së pandemisë së COVID19 dhe ka certifikuar shkollat për sigurinë anticovid.

Në Shqipëri, qeveria në ikje jo vetëm nuk u ka dhënë një qindarkë shtesë mësuesve, por refuzon t’u paguajë edhe orët shtesë që ata janë detyruar të kryejnë nga mësimi me disa turne dhe që u takojnë me ligj.

Qeveria e Edi Ramës është e vetmja në Europë që i keqtrajton mësuesit, duke ndikuar drejtpërdrejt edhe në cilësinë e mësimdhënies.

Kjo situatë duhet dhe do të marrë fund në 25 Prill!

Mësuesit do të trajtohen me dinjitetin e duhur nga qeveria e Partisë Denokratike. Çdo orë mësimi do të paguhet! Mundi i tyre do të shpërblehet, në mënyrë që shkollat tona publike të kenë cilësinë më të mirë të mësimdhënies!



Ju sugjerojmë

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
Kryesore

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

13 Maj, 2025 9:00 pm
Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
Rajoni

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

13 Maj, 2025 8:35 pm
PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
Politikë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

13 Maj, 2025 8:19 pm
Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
Politikë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

13 Maj, 2025 8:07 pm
Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend
Kryesore

Janë në listat e mbyllura, ja emrat e kandidatëve që fituan karrigen në Kuvend

13 Maj, 2025 7:43 pm
E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!
Politikë

E uroi për fitoren e zgjedhjeve, Rama i përgjigjet Melonit: Faleminderit motër!

13 Maj, 2025 7:35 pm
Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren
Bota

Zgjedhjet e 11 Majit, Giorgia Meloni uron kryeministrin Rama për fitoren

13 Maj, 2025 7:24 pm
Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!
Kryesore

Një mandat në qarkun e Fierit? Lapaj: Jemi pranë fitores!

13 Maj, 2025 7:09 pm
Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani
Politikë

Kush është kandidati për deputet më i votuar deri më tani

13 Maj, 2025 6:40 pm
Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë
Rajoni

Parlamentarët britanikë kërkojnë ndryshim të politikës së jashtme ndaj Serbisë

13 Maj, 2025 6:32 pm
Para
Kërkuan azil në Francë, Policia: Riatdhesohen vullnetarisht 110 persona

EMRI/ Arrestohet në Spanjë 29-vjeçari shqiptar i kërkuar disa vepra penale

‘Receta’ e presidentit bjellorus: Virusi shërohet me sauna, vodka dhe…

Lukashenko viziton në burg kundërshtarët e opozitës

Kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me një 17 vjeçare, arrestohet i riu

Abuzonte në mënyrë të përsëritur me të miturën, në pranga 25-vjeçari
















TE FUNDIT

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton

A ka një mesazh për Bardhin? Balluku: Ia kam lënë Zegjinesë, e meriton
13 Maj, 2025

Drejtuesja politike e Partisë Socialiste për Fierin, Belinda Balluku ka dhënë një prononcim për mediat nga KZAZ-ja ku po bëhet...

Lexo më shumë

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska

Costa: Shqetësuese veprimet ndarëse të Republikës Sërpska
13 Maj, 2025

Presidenti i Këshillit Evropian, Antonio Costa, gjatë një vizite në Sarajevë më 13 maj, shprehu shqetësim për siç i quajti...

Lexo më shumë

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!

PS merr Kombinatin, Blendi Gonxhe: Jemi rritur, morëm 54.5% të votave!
13 Maj, 2025

Njësia bashkike e Kombinatit në kryeqytet ka përfunduar procesin e numërimit të votës për zgjedhjet parlamentare, ku ka triumfuar Partia...

Lexo më shumë

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia

Bie me dy mandate PD-ja, shtohen PS-ja dhe Mundësia
13 Maj, 2025

Numërimi i votave në Shqipëri po shkon drejt përfundimit. Teksa kanë mbetur edhe 64 kuti pa u numëruar ka një...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com