Sport

Mesfushori i Everton arrestohet për abuzim seksual me të mitur


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:20 - 20/07/21 |
Opi Nion

Futbollisti i Everton, Gulfi Sigurdsson, është arrestuar nga policia angleze, pasi akuzohet se ka abuzuar seksualisht me të mitur.

Gazeta islandeze “Morgunbladdid” ka bërë të mundur identifikimin e lojtarit të arrestuar, pasi në fillim u tha vetëm që një lojatr ka rënë pranga, “është i martuar, luan titullar me kombëtaren e tij dhe është 31 vjeç”.

Të gjitha karakteristikat përputhen me lojtarin Sigurdsson, i martuar me Mis Islandën, Alexandra Ivarsdottir. Kjo e fundit ka fshirë llogaritë nga rrjetet sociale, ndërsa vetë Sigurdsson ka publikuar një foto nga ceremonia martesore e tyre.

Evertoni njoftoi vetë se ka pezulluar lojtarin dhe ka deklaruar se do të mbështesë policinë në hetimet e nisura. Hetimet thuhet se kanë marrë kthesë në fillim të muajit korrik, kur policia ka kontrolluar banesën e lojtarit.

Federata Islandeze nga ana tjetër ka zhvilluar paradite një mbledhje urgjente pa dhënë asnjë detaj më shumë dhe as pohon e as mohon se lojtari që po hetohet në Angli për abuzim seksual me të mitur është Sigurdson.

Pas