Gjatë paradites moti në vendin tonë do të mbetet në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të herëpashershme. Por mesdita dhe pasditja sërish do të sjellin shtim të vranësirave dhe reshje në zonat lindore.
Parashikohet që në zonat malore të kemi reshje të pakta dhe të izoluara breshëri. Moti do të përmirësohet gjatë orëve të vona të pasdites.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të rriten në vlerat minimale dhe maksimale duke u luhatur nga 8°C mëngjesi në zonat malore deri në 26°C mesdita në zonat e ulëta.
Era do të fryjë mesatare me shpejtësi deri 45 km/h, nga drejtimi Veriperëndimor ndërsa në det të hapur krijohet dallgëzim 4 ballë./Opinion.al