Mes kaosit dhe tymit të flakadanëve, ministri i Brendshëm, Taulant Balla ka tentuar që të mbajë fjalën e tij nga vendi në Kuvend.
Balla u bëri thirrje deputetëve të opozitës që të mos lejojnë që të keqpërdoren nga interesat personale të një njeriu të vetëm.
“Deputeti ligjvënien e ka detyrë primare. Kjo pamje tregon se këtë punë nuk e keni marrë seriozisht. Përkeqëson marrëdhënien me njerëzit. Thirrja ime ndaj pjesës më të madhe të deputetëve të djathtë, ju lutem mos u keqpërdorni nga interesi dhe halli personal i një njeriu të vetë”, tha Balla.