Kryesore

“Mes meje e Foltores mos ndërhyjë”,Tabaku-Ramës:Koordinoheni vetë ju,jam e sigurt



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 18:27 - 23/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama po jep dëshminë e tij në Komisionin Hetimor të Inceneratorëve, që prej orës 12:00. Dëshmia e tij është shoqëruar me përplasje verbale, debate dhe batuta me kryetaren e komisionit dhe anëtarët e opozitës.

Në këto momente Rama po i përgjigjet deputetit të Belind Këlliçi, ndërsa ka qenë kryeministri ai që i kërkoi Tabakut të mos ndërhyjë mes tij dhe Foltores.

Tabaku ia ktheu me një kundërbatutë duke i thënë se është e bindur që me foltoren kordinohet vetë shumë mirë.

Biseda:

Jorida Tabaku: Ulni pak tonin e zërit. Zoti Këlliçi ka radhën e pyetjes

Edi Rama: Tashi të lutem shumë, mes meje dhe foltores mos ndërhyjë!

Jorida Tabaku: Koordinoheni vetë ju, jam e sigurt!/Opinion.al

Pas