Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Merz: Qasja e Izraelit ndaj Gazës nuk është më e pranueshme

2025/07/19 at 9:11 AM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Gjermania dhe riarmatimi i madh, mes nevojës për siguri e kapacitete parandaluese dhe hijes së historisë

Kancelari gjerman Friedrich Merz ndërmori një hap të pazakontë duke kritikuar Izraelin në konferencën vjetore për shtyp para pushimeve verore. Merz tha se qasja e Izraelit ndaj Gazës “nuk është më e pranueshme”.

Kancelari Friedrich Merz bëri thirrje për një armëpushim të menjëhershëm në enklavën e rrethuar, ndërkohë që këtë javë numri i të vdekurve atje e tejkaloi shifrën prej 58,000 vetë.

Merz bëri  gjithashtu thirrje për më shumë ndihmë humanitare për njerëzit në Gazë, gjë që është penguar fort nga vendimi i Izraelit për t’i nxjerrë të gjitha programet ndërkombëtare të ndihmës ngaRripi i Gazës dhe për të lejuar vetëm Fondacionin Humanitar të Gazës (GHF). GHF është një organizatë shumë e diskutueshme, e drejtuar nga SHBA dhe e mbështetur nga Izraeli, të cilin kritikët e kanë quajtur një kurth cinik vdekjeprurës për banorët e dëshpëruar të Gazës që kërkojnë të gjejnë ushqim për familjet e tyre.

Kancelari Merz tha se është në kontakt të rregullt me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu dhe se ka ofruar të rrisë ndihmat gjermane për Rripin e Gazës.

Gjermania: Mbështetëse e fortë e Izraelit

Kancelari Merz vuri në dukje gjithashtu se qeveria e tij “nuk e mbështet” politikën e Izraelit për ngulimet, duke shtuar se e kishte shprehur qartë këtë edhe në telefonatat e tij me Netanjahun.

“Është e qartë se ku jemi. Ne po bëjmë gjithçka mundemi për të qenë të drejtë kundrejt të dyja palëve [Izraelit dhe palestinezëve në Gaza]”, tha Merz, duke vënë në dukje se “shteti i Izraelit do të pushonte së ekzistuari” nëse nuk do të mbrohej. Në të njëjtën kohë Merz tha: “Ne i shohim vuajtjet epopullit palestinez dhe po përpiqemi gjithashtu të bëjmë gjithçka që mundemi për të ofruar ndihmë humanitare”.

Për shkak të asaj që e quan përgjegjësi historike ndaj shtetit të Izraelit, Gjermania ka qenë një nga mbështetësit më të fortë të Izraelit gjatë luftës në Gazë, duke ofruar mbështetje të konsiderueshme diplomatike dhe ushtarake.

Kancelari Merz i hodhi poshtë thirrjet për pezullimin e marrëveshjeve të asociimit të BE-së me Izraelin, si dhe hodhi poshtë me vendosmëri çdo barazim midis pushtimit të Ukrainës nga Rusia dhe qasjes së Izraelit ndaj Gazës duke deklaruar se Rusia kishte nisur një luftë agresioni, ndërsa Izraeli po mbrohet kundër Hamasit. DW

Ju sugjerojmë

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
Bota

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

23 Nëntor, 2025 9:03 pm
Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
Bota

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

23 Nëntor, 2025 7:16 pm
Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
Kronikë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

23 Nëntor, 2025 1:35 pm
Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
Aktualitet

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

23 Nëntor, 2025 1:03 pm
Horoskopi ditor, e diel 6 gusht 2023
-Jetë dhe Stil

Horoskopi 23 nëntor 2025, zbuloni shenjat me fat

23 Nëntor, 2025 12:19 pm
Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?
Life Style

Pse disa njerëz nuk flenë dot në heshtje të plotë?

22 Nëntor, 2025 10:25 pm
Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI
Kryesore

Sali Berisha zgjidhet zv.president i CDI

22 Nëntor, 2025 9:19 pm
Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma
Aktualitet

Moti i keq në Pogradec/ 7 ura të dëmtuara, evakuohen 6 familje, Bashkia ndan ndihma

22 Nëntor, 2025 8:43 pm
Zelensky: Putin e di se ekziston një armë që mund ta ndryshojë rrjedhën e luftës
Bota

Zelensky: Parandalimi i pushtimit të tretë rus është rruga e vetme drejt paqes

22 Nëntor, 2025 7:36 pm
20 ditë në burg/ Nicolas Sarkozy shkroi 11 faqe çdo ditë, pritet botimi i librit
Rajoni

Vuçiç i mohon akuzat se kishte lidhje me “safari snajper” në Sarajevë

22 Nëntor, 2025 6:32 pm
Para
Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Berlin: Pesë vjet burg për biznesmenin serb

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak…

Korçë/ Përfshihet nga flakët një lokal orët e para të mëngjesit, shkak...

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

FOTOT/Pamjet në Theth, Beci: Pastrim i plotë në kohë rekord, për t’i kthyer..

TE FUNDIT

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan

Europa me një propozim për paqen në Ukrainë, përballë 28 pikave të planit amerikan
23 Nëntor, 2025

Një kundërpropozim europian vjen përballë atij amerikan, me me synim përfundimin e luftës në Ukrainë. Ky plan vjen pas reagimeve...

Lexo më shumë

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona

Trump Kritika Zelenskyt: Asnjë mirënjohje për përpjekjet tona
23 Nëntor, 2025

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump ka sulmuar  qeverinë e Ukrainës, ndërsa në Gjenevë janë në zhvillim diskutimet për planin me...

Lexo më shumë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë

Euro të falsifikuara në qarkullim, arrestohen 4 të rinj në Tiranë
23 Nëntor, 2025

Katër të rinj janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim, pas një operacioni të Policisë së...

Lexo më shumë

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm

Qukës- Qafë Plloçë, ARRSH: Është krijuar një bypass i përkohshëm
23 Nëntor, 2025

ARRSH ka njoftuar krijimin e një bypass-I të përkohshëm në aksin Qukës- Qafë Plloçë, pasi në kilometrin 35 të rrugës...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com