Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Merr policinë merr…”/ Burri dhe djali dhunojnë gruan, i marrin shtëpinë

2023/09/06 at 9:04 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
“Merr policinë merr…”/ Burri dhe djali dhunojnë gruan, i marrin shtëpinë

“Stop” ishte në Lezhë, pasi një zonjë tregoi se çfarë lojërash ka bërë ish-bashkëshorti me të cilin jetoi 23 vjet. Ky i fundit në bashkëpunim me firmën ndërtuese, tjetërsuan pasurinë e blerë në vitet 2017-2018.


“Kam firmosur tek kontrata. Kur vij tani në verë marr vesh që kjo shtëpi, ky ka lëvizur me letra, me kontratën, ka folur me ndërtuesin e pallatit dhe ka bërë një kontratë tjetër pa lejen time që emri im nuk është në atë kontratë”, tha ai.

Në fund shtëpia i kaloi një personi të lidhur me ish-burrin e saj, kunatit të tij. Në të gjitha këto veprime, denoncuesja nuk është pyetur fare nga noteri Fran Gjoni.

Avokati Arben Llangozi tregon shkeljet e kodit të familjes në këtë rast, përmes kontratave fiktive në zyrën e noterit, në një kohë, kur sistemi i noterëve nuk i lejon këto akte.

“Në moment që kjo pasuri është blerë nga bashkëshorti do të thotë që kemi të bëjmë me një pasuri me regjim martesor që i kanë të drejtat të barabarta. Aq më tepër që të gjitha kontratat janë bërë tek ky noter. Edhe lidhja e kontratës tjetër është fiktive sepse është bërë me qëllim fshehjen e kësaj pasurie. Kemi të bëjmë me disa kontrata të njëpasnjëshme të falsifikuara. Noteri nga viti 2013 e vijim kemi me një regjistër noterial shqiptar, RNSH quhet dhe çdo lloj veprimi apo transaksioni noteri e ka të përcaktuar në këtë regjistër. Aty duhet të ishte edhe certifikata familjare, ku noteri duhej të ishte bazuar, para revokimit të kontratës. Ai duhej me patjetër të kishte kërkuar certifikatat për të vërtetuar nëse kishte persona të tjerë që kishin të drejta pasurore nga kjo kontratë apo jo”, tha avokati Llangozi.

Vetë noteri nuk i pranon shkeljet.

Noteri: Ç’a kishe? Hajde! Po, më thuaj!

Qytetari: Për problemin e shtëpisë së… Tani, si është problem?

Noteri: Ka bërë një kontratë sipërmarrje. Nuk është shtëpi kjo. Kjo është, e ka prenotuar si apartament. Ka paguar 43 mijë Euro, është prish kontrata dhe i ka kthyer firma 43 mijë euro. Kjo është.

Qytetari: Pa dijeninë e gruas, si mund ta japi ai?

Noteri: Ejjj, të lutem, na ti..!

Qytetari: Unë po të pyes, o burrë!

Noteri: Ka ardhur e ka bërë vetë kontratën, pa dijeninë e gruas. Kontratën këtu…

Qytetari: Jo mo, s’e ka bërë pa dijeninë e gruas, po nëse, hë…

Noteri: Po, ku di unë. Shife, ku thotë Gjergj Suti këtu, i ka dhënë… përfaqësues… ja urdhëro. E ka bërë pa dijeninë e gruas. Kur e ka porosit, ka dijeninë e gruas, kur e ka revukuar pa gruan.

Qytetari: I bie është gabim!

Qytetari: Domethënë, kur unë ble një shtëpi dhe jam i martuar ose porosis diçka, kur bëj revokim, nuk del atje domethënë, që unë jam i martuar dhe duhet të vijë edhe nusja, që të firmosë, apo…?

Noteri: Që në 2019-tën, o djali. E kam bërë në 2019-tën me sistemin e vjetër të asaj, kurse tani, me sistemin e ri, që e kanë fut automatikisht edhe gruan, është problem tjetër. Deri atëherë, s’e kanë pas fut gruan.

Noteri: Ka dy gjana, ose duhet të flasësh me firmën, nëse nuk e ka ashtu, ose do të marrësh 22 mijë Euro ose 22 mijë e 500 Euro.

Qytetari: Ose të revokoj këtë. Ta bëj të jashtëligjshme këtë noterinë, që ke bërë ti.

Noteri: Kjo zgjidhet vetëm me vendim gjykate.

Qytetari: Po!

Noteri: Me padi civile. Pavlefshmërinë e kësaj revokimin e kontratës.

Qytetari: Kthehet në gjendjen fillestare si…

Noteri: Po, po me vendim gjykate. Po ai vendim gjykate, ty të shkon 2 vjet, 3 vjet. Të fut edhe një apel, rri nja 3-4 vjet në Gjykatën e Apelit edhe…..

Kur gruaja ka tentuar të hyjë në apartamentin të cilin e mban ish-burri, por e falsifikoi me letra, ajo është dhunuar jo vetëm nga ai por edhe nga djali 18 vjeç.

“Ndodhi që hapa derën dhe kanë kaluar një gjysmë ore, isha me gocën e vogël dhe motrën. Goca ishte e gëzuar dhe kur vjen burri im me dy çunat dhe një shok të çunit dhe ku merr, ishte një punëtor tek shtëpia, e merr e shtyn dhe i thotë ça do te shtëpia ime. Vjen çuni tek unë të më regjistrojë edhe mundohet të më gjuajë”, tha denoncuesja.

Gjergj Suti (bashkëshorti): E di, që ke prek pronën e huaj?

Denoncuesja: Mos e prek burrin e huaj! Ik!

Djali: Merr Policinë, merr!

Denoncuesja: Ik të thashë, ik! Hë gjuaj!

“Djali e heq kamerën. Pasi është mbyllur kamera vjen burri më fut duart në fyt dhe më fut dy grushte në kokë. Më thotë me u larguar nga këtu se kjo nuk është shtëpia jote”, tha denoncuesja./ Tv Klan



Ju sugjerojmë

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
Bota

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

10 Korrik, 2026 10:07 am
Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
Bota

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

10 Korrik, 2026 9:27 am
Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
Kronikë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

10 Korrik, 2026 9:12 am
Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
Bota

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

10 Korrik, 2026 8:18 am
Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot
Kryesore

Rriten temperaturat në vendin tonë, ja sa pritet të shënojë termometri sot

10 Korrik, 2026 8:12 am
Horoskopi, 22 nëntor 2023
Kryesore

Horoskopi, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

10 Korrik, 2026 8:11 am
18-vjeçarja vetëplagoset me armë zjarri, arrestohen 2 persona
Kronikë

Vritet me armë zjarri një person në Laç

9 Korrik, 2026 10:55 pm
Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit
Bota

Tërmeti shkatërrues, Venezuela i kërkon Britanisë kthimin e arit

9 Korrik, 2026 10:25 pm
“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë
Politikë

“Parlamentarët e pakicës votuan kundër në Strasburg”, Rama: Ikën për fotoprotestë

9 Korrik, 2026 9:51 pm
Samiti i NATO-s në Ankara, Trump: Të zhgënjyer nga Aleanca
Kryesore

Rama: Ja pse Samiti i ardhshëm i NATO në Shqipëri nuk u përfshi në deklaratën finale

9 Korrik, 2026 8:44 pm
Para
“Nuk sheh mirë nga sytë”, punonjësja e postës vjedh pensionet

“Nuk sheh mirë nga sytë”, punonjësja e postës vjedh pensionet

Pas vizitës në Ukrainë, Blinken dhe Kuleba “darkojnë” në McDonald

Pas vizitës në Ukrainë, Blinken dhe Kuleba "darkojnë" në McDonald

“E ardhmja juaj, e bardhë”, Fevziu i lexon filxhanin sipërmarrëses suedeze

“E ardhmja juaj, e bardhë”, Fevziu i lexon filxhanin sipërmarrëses suedeze
















TE FUNDIT

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin

Lufta/ Izraeli informon SHBA-të: Irani planifikon të vrasë Trumpin
10 Korrik, 2026

Izraeli thuhet se ka ndarë me Shtetet e Bashkuara informacione të reja të inteligjencës, sipas të cilave Irani po shqyrton...

Lexo më shumë

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?

Kush mund të jetë kryeministri i ardhshëm i Britanisë së Madhe?
10 Korrik, 2026

Andy Burnham ka hedhur një tjetër hap drejt të qenit lideri i ardhshëm i Partisë Laburiste dhe kryeministër, pasi shumica...

Lexo më shumë

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete

Vrasja e 40-vjeçarit, autori i shpallur në kërkim me disa identitete
10 Korrik, 2026

Policia ka shpallur në kërkim Artur Suti, i dyshuar si autori i vrasjes në Kurbin. Sipas informacioneve, edhe ai rezulton...

Lexo më shumë

Netanyahu: Sulmi ndaj Iranit është si heqja e kancerit nga trupi

Vrasja e komandantit të marinës iraniane, Netanyahu: Kishte shumë gjak në duar
10 Korrik, 2026

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu ka krahasuar sulmet ndaj Iranit me trajtimin e një sëmundjeje të rëndë, duke deklaruar se eliminimi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}