Te Fundit

Merr fund mashtrimi me kilometrat e makinave



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:59 - 20/08/22 |
el ida

Merr fund mashtrimi me kilometrazhin e automjeteve. Në certifikatën e kolaudimit tashmë shënohet edhe kilometrat që ka mjeti në momentin e kontrollit.

Por krahas kilometrazhit që ka mjeti në momentin e kontrollit teknik, në certifikatën e kolaudimit tashmë regjistrohet edhe historiku i makinës me kilometrat përkatës.

Ky automjet që shihni në pamje, në vitin 2017 ka pasur afro 20 mijë kilometra, ndërsa këtë vit regjistron 49 mijë kilometra.

Kjo risi nuk ka kosto ekstra, por është e përfshirë brenda tarifës ekzistuese për kolaudimin. Hedhja në certifikatë e të dhënave të kilometrave të mjetit do i japë fund mashtrimeve që bëjnë tregtarë të ndryshëm të makinave të përdorura, për të përfituar në kurriz të blerësve.

Cilido që kërkon të verifikojë një automjet përpara se ta blejë, mund të adresojë një kërkesë online pranë Drejtorisë së Transportit Rrugor dhe vetëm duke dhënë numrin e shasisë do të marrë historinë e automjetit që kërkon të blejë./Tv Klan.

 

Pas