Ditën e sotme një automjet është përfshirë nga flakët e zjarrit në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Pogradec – Qafë Thanë.
Mjeti tip Benz u përfshi nga flakët e zjarrit në lëvizje. Për fat të mirë, drejtuesi i mjetit S.K. mundi të dilte nga makina. Nga zjarri nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.