Aktualitet

Mercenarë shqiptarë në Ukrainë? Rama për akuzat e Rusisë: Shqetësuese


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 12:48 - 15/03/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka folur në konferencën me Josep Borrell edhe për akuzat e Rusisë se mercenarë nga Shqipëria kanë shkuar të luftojnë në krah të Ukrainës.

Rama i cilësoi akuzat e Moskës si të pa baza dhe shqetësuese.

“Sa i takon propagandës ruse ne diskutuam edhe një aspekt tjetër që ka të bëjë me përmendjen e Shqipërisë nga ana e Moskës si problematike në këtë konflikt. Akuza se Shqipëria po furnizon Ukrainën me mercenarë bashkë me Kosovën është një akuzë në radhë të parë pa asnjë bazë, është e përvërtetë. Por edhe shqetësuese. Megjithatë ne po e ndjekim më vëmendje edhe këtë aspekt dhe ndërkohë dua ta falenderoj edhe njëherë përfaqësuesin e lartë të BE. Nëse ne do vazhdojmë kështu edhe për një ose dy muaj BE do detyrohet të bëjë diçka. Në rast se do ta bëjë këtë duhet ta përfshijë Ballkanin Perëndimor si pjesë e këtij plani”.

Sakaq, Borrell në fjalën e tij tha se BE është e shqetësuar nga ndikimet pro ruse në Ballkanin Perëndimor.

“Propaganda është rritur. Për shembull shpjegimi që i bëhet luftës. Që kjo është një mënyrë për të mbrojtur popullin rus nga gjenocidi. Ne duhet ta bënim këtë gjë jo vetëm për hapësirën por edhe për mendjen e njerëzve tanë. Ne na duhet ta kuptojmë dhe të përballemi me influencën ruse kudo ku ndodh në Ballkanin Perëndimor. Ai do jetë fushë betejë për rrugëtimin e vendeve të Ballkanit. Kjo rigjallëron një proces që është varur më parë në çështjet që para luftës dhe para kësaj tragjedie njerëzore” tha përfaqësuesi i lartë i BE.

Pas