Frikërat janë pjesë e pandashme e botës emocionale të njeriut, por shpesh ato e dominojnë aq shumë njeriun sa është e vështirë të ruash vetëkontrollin.
Por shmania e tyre nuk është zgjidhja më e mirë që mund të bëni.
Edhe pse mund të hezitoni dhe jeni të frikësuar, duhet ta shikoni “fobinë” në sy.
Psikologët thonë se duhet gjetur kurajoja dhe guximi për tu përballur me ankthet që na mundojnë, për të kuptuar shkakun e vërtetë të tyre.
Ju duhet të ngriheni në këmbë dhe të bëni diçka në lidhje me këto frika, të bindni veten se ju jeni më i rëndësishëm se sa ato.
Përndryshe, frikërat do t’ju konsumojnë.