Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka mbërritur në samitin e BE me Ballkanin Perëndimor që mbahet në Tiranë.
Teksa është pritur nga kryeministri Edi Rama, Meloni ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat.
Gjatë fjalës së saj, kryeministrja e Italisë u shpreh se është e rëndësishme që të forcohet procedura për anëtarësimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Europian.
“Përgjegjësi të madhe kundrejt vendeve të Ballkanit Perëndimor, sidomos dhe pas agresionit të Rusisë kundër Ukrainës. Është shumë e rëndësishme të forcojmë procedurën për anëtarësimin e këtyre vendeve në BE dhe ka shumë çështje për të cilat duhet të punojmë së bashku për ekonominë, sigurinë kibernetike, do përpiqemi të bëjmë maksimumin për shumë çështje të tjera dhe siç e dini mund të mbështeteni për këtë tek Italia”, u shpreh Meloni./Opinion.al