Kryeministrja italiane, Giorgia Meloni, ka folur sërish për qendrat në Gjadër, të cilat u ngritën për të pritur emigrantë, në kuadër të marrëveshjes mes Italisë dhe Shqipërisë.
Sipas mediave italiane, Meloni tha se qendrat e emigrantëve do të funksionojnë dhe se synimi i saj është të luftojë mafian.
“Qendrat e emigrantëve në Shqipëri do të funksionojnë, edhe nëse më duhet të kaloj çdo natë atje deri në fund të qeverisjes. Sepse dua të luftoj mafian dhe i kërkoj të gjithë shtetit italian, njerëzve të respektuar, të më ndihmojnë të luftoj mafian”, tha kryeministrja duke ndezur duartrokitje nga të pranishmit.
Kujtojmë se qendrat momentalisht nuk kanë asnjë emigrant, pasi dy grupet që u sollën në Shqipëri, me vendim të një gjykate në Romë, u kthyen në Itali./Opinion.al