Vetëm pak kohë më parë dukesha Meghan Markle dhe Princ Harry u bënë prindër për herë të parë me vogëlushin Archie.
Pranë Meghan gjatë kësaj kohe ka qenë edhe nëna e saj, Doria Ragland, e cila mësohet se këto ditë është rikthyer në shtëpinë e saj në Los Angelos.
Megjithatë duket se ajo nuk do të qëndrojë vetëm për shumë kohë, pasi sipas mediave të huaja Meghan po planifikon një udhëtim në SHBA së bashku me të birin.
Sipas “Cosmopolitan” për dukeshën është e rëndësishme që i vogli të njohë edhe vendin dhe njerëzit e nënës së tij. Nuk dihet sesi ka reaguar Pallati Mbretëror për këtë vendim të Meghan./Opinion.al/